Universiteti i Tiranes shperndarja e 550 kuotave te lira
Mbyllet faza e pare e regjistrimeve per maturantet qe u shpallen fitues me numrin me te larte te pikeve ne Maturen Shteterore. Dje pasdite sekretarite e fakulteteve kane bere gati relacionin per ta derguar ate ne rektorat. Ne universitetin me te kerkuar te vendit Universitetin e Tiranes numri i kuotave bosh rezulton te jete 551. Konkretisht jane 112 kuota bosh ne Fakultetin Ekonomik Fakultetin e Shkencave Sociale 47 kuota bosh ne degen e Informatikes jane 46 vende te paplotesuara. Po ashtu sipas informacionit te Universitetit te Tiranes jane 24 kuota bosh ne Fakultetin e Histori-Filologjise 25 kuota te lira ne Fakultetin e Mjekesise 44 ne Fakultetin e Drejtesise. Fakulteti i Gjuheve te Huaja ka plot 125 kuota bosh. Totali i spostimeve ne Universitetin e Tiranes eshte 551 te gjitha keto do ti perfitojne studentet pas vijes se fituesve te fazes se pare. Te gjithe duhet te kontrollojne emrin dhe te bejne zbritje sipas referimeve te rektoratit te Universitetit te Tiranes.
Faza e dyteNga sot pritet qe agjencia e pranimit te rezultateve ne institucionet e arsimit te larte te shpalle listat e tjera ne baze te udhezimit te Ministrise se Arsimit per kandidatet qe nuk jane shpallur fitues ne fazen e pare por qe mund te perfitojne ne te dyten. Specialistet e ministrise se Arsimit kane sqaruar se nuk do te kete kuota te mbetura bosh. Por hap pas hapi per cdo fakultet do te merren dhe masat perkatese per te mos te djegur kuotat e miratuara me vendim te Keshillit te Ministrave per pranimin e studenteve ne kete vit te ri akademik. Te gjitha regjistrimet per here te pare kete vit pritet te perfundojne ne 9 tetor perpara fillimit te vitit te ri akademik duke shmangur keshtu ardhjen e studenteve te rinj me vonese edhe ne mes te vitit akademik.
Mbyllja e regjistrimeveRegjistrimi i studenteve ne 12 universitetet publike te vendit perfundoi dje ne mbremje. Sipas udhezimit te MASH regjistrimi paraprak do te pasohet nga regjistrimi i ndermjetem dhe ai perfundimtar mbeshtetur ne rezultatet e arritura ne shkollen e mesme perfshi dhe provimet e Matures Shteterore merita dhe deget e kerkuara preferenca te shprehura ne Formularin A2.
Nisur nga pervoja e kater viteve te fundit te aplikimit te ketij sistemi pranimesh kjo menyre regjistrimi ben te mundur qe te plotesohen te gjitha kuotat e akorduara nga qeveria sipas programeve te studimit. Sipas ndryshimeve te bera ne rregulloren e pranimeve nuk do te kete me raund tjeter formularesh A3 apo A4 nese do te mbeten kuota te parealizuara. Ne kete menyre kandidateve te cilet nuk jane shpallur fitues ne listat e publikuara ne 14 shtator edhe prane ambienteve te fakulteteve do tu jepet nje shans i dyte per te qene serish pjese e studimeve te larta gjate 2010-s. Studentet qe nuk jane shpallur fitues kane ende shanse pasi ne daten 25 shtator Agjencia e Pranimeve ne Institucionet e Arsimit te Larte APRIAL do te shpalle listat serish per ata qe do te plotesojne vendet e mbetura bosh pas regjistrimit te pare.