NJRI PREJ ANTIKOMUNISTVE
Ka njezet vjet qe mes nesh ka marre jete shtresa shoqerore e ish-te persekutuarve politike. Ajo u krijua nga e quajtura diktatura e proletariatit e cila qe ne emertim ishte nje mashtrim kolosal sepse ne emer te nje klase te tere te pervuajtur asaj te punetoreve te keqtrajtuar nga kapitalizmi ne fazen e tij te hershme dhe te eger ngriti nje tirani partie e personi te vetem ne pushtet. Per pothuajse pese dekada te tjera te para vitit 1991 kjo shtrese qe e persekutuara drejtpersedrejti. Keshtu ajo moshen e saj shoqerore ne Shqiperi e ka shtatedhjetevjecare.
Daut Bylyku per te cilin do te flasim disa radhe me pas eshte tetedhjete vjec. E ka te shkruar ne jeten e tij si ne ADN te gjithe kete histori te pazakonshme. Nuk te ndihmon gjithnje fati te kesh rastin te njihesh me nje te tille madje ai zakonisht te shmang te ben te pafat. Te pakten te vonon nga casti kur ne nje apo dy ore mund te reflektosh me teper se nje apo dy vite te tere. Te persekutuarit politike shqiptare deri ne vitin 1990 qene te shumte per fryme njerezore disa here me teper jo se cdo vend tjeter komunist i eurolindjes por edhe per disa te marre se bashku. Po te ndodhte te grumbulloheshin njehere vizualisht pra qe te mund te shiheshin prej te gjithe bashkekombesve do te qene te mjaftueshem per te ringritur nje shtet tjeter. Po ashtu nese do te ngjante te kishin gjithsecili vetem nje therrime ose edhe nje grimce mllefi fuqia e shperthimit politik e hakmarres te tyre mund te shungullonte gjithe Ballkanin. Vec sic dihet nuk ndodhi gje.
Hataja nuk ngjau sepse ka ish te persekutuar si Daut Bylyku.
Do te mjaftonte nje prijes i tyre me fuqi te mjafta agresive i cili duke pasur edhe dhuntite e politikanit te zoteronte aq force sa kete shtrese ta bente klase sociale dhe marrjen hak ideologji per te shkaktuar cikle termetesh ne mire apo keqstabilitetin e vendit. Mirepo kjo nuk ngjau dhe nuk ishte vetem pazotesi hutim casti papervoje trashegimi e vjeter problematike diversion i pesuar. Ndodhi ashtu me se pari sepse kishte mes saj njerez si Daut Bylyku.
Ata ishin pambarimisht shume para vitit 1990 te djathte te majte socialdemokrate e liberale te qendres me simpati per Shtetet e Bashkuara te Amerikes apo edhe Italine Austrine Angline Francen... Rusine ne disa raste pse jo edhe Greqine apo Jugosllavine. Sikur te pakten te qene lidhur fort me gjithsecilin nga ato shtete qe duke mos dashur regjimin politik te vendit kercenonin edhe sovranitetin territorial te Shqiperise pra pavaresine e saj do ti sillnin andralla te paimagjinueshme Tiranes zyrtare. Por kete nuk e bene sepse donin mbi te gjitha Shqiperine. E donin mbi veten e tyre.
Sepse ka bashkekombes te papotershem e shpirtmodeste si Daut Bylyku. Ka ndodhur qe nga populli i shumte i ish te persekutuarve politike ne keto dy dekada te fundit te vecohen disa te privilegjuar e kane edhe dhunti personale perfitimin maksimal nga statusi i tyre dhe jo pak te lihen menjane kur tu vije radha. Por nuk eshte ky problemi. Edhe me perfituesi sot nga ata qe kane vuajtur nje gjysme shekulli ende akoma ka pak te rikthyer nga ajo qe padrejtesisht i eshte marre. Shume me fatkeqijte kane humbur jeten e me fatlumet minimumi gjithe rinine.
Njohja me Daut Bylykun te ndihmon te depertosh me thelle ne historine e rezistences antikomuniste shqiptare. Ajo eshte zbuluar fare pak dramatikisht pak. Ka shume rrethana qe e pengojne te dale me te gjithe shtatin te ngrihet si Sfinksi te ringjallet. Ajo eshte nje nga te kaluarat me vezulluese dhe me me dinjitet qe ka perjetuar Shqiperia pas humbjes se sovranitetit te saj prej pushtimit fashist te Luftes se Dyte Boterore. Qendresa antikomuniste pra kunderdiktatoriale e shndrit historine tone e ben me te vyer i shton te ardhme. Kur njeh nga afer Daut Bylykun kete bashkekombes tipik te kesaj rezistence e kupton me mire se ne cdo cast te jetes tende qe detyrimi moral te pakten per te depertuar ne te pathenat e saj eshte edhe nje nga menyrat per te larguar perfundimisht ato gjurme nostalgjie qe ende edhe pse kuptueshem vegjetojne mes nesh. Prania sot ne jeten e vendit e te shoqerise sone e ish-komunisteve pjesa derrmuese e te cileve e angazhuar ne distancim te hapur te diktatures dhe e mobilizuar ne ngritjen e mbrojtjen e shoqerise se hapur nuk perben asnje arsye apo faktor frenues qe te mos pranojme se gjate gjithe tiranise se partise dhe personit te vetem ne pushtet pra deri ne castet e Revolucionit te Dhjetorit antikomunizmi ka qene lufte e mirefillte per demokraci. Problemet me te pra zbehjet e tij kane ndodhur gjate luftes clirimtare ku rezistenca me e fuqishme u krye nga levizja partizane e udhehequr prej komunisteve dhe ku jo pak prej antikomunisteve u prine te bashkepunonin me pushtuesit ende pa u realizuar debimi i tyre nga vendi sovranitetin e te cilit e kishin rrembyer dhe shkelur me thundrat e cizmeve te nje pushtuesi. Raste zbehjesh te qendreses se vertete antikomuniste si nje nga traditat me shkelqyese te historise se shqiptareve u vune re edhe pas renies se diktatures here sepse mbeturinat e saj nuk qene vetem germadha politike por edhe pengesa reale here sepse ne rivalitetin partiak perdoreshin jo per largpamje por per qellime afatshkurtra. Pervec retorikes se panevojshme kunderkomuniste dem jo te vogel kane shkaktuar individe apo grupe me ish te persekutuar politike false. Moria e tyre dhe talenti gjenial qe kane per shtirje e perfitim mbi shpine te te vuajturve reale ka kaluar cdo kufi imagjinate.
Kur e njeh nga afer Daut Bylykun ka sjelljen e nje zoterie te cilin mund ta ndeshesh lehtesisht ne rruget e Vjenes apo te Londres. Madje ngjan me nje aristokrat kush e di prej sa brezash. Te gjitha keto i ka jo vetem ne tiparet e fytyres ne menyren se si ecen si pershendet si flet dhe arsyeton. Asgje te shtire nuk ka ai njeri gjithcka krejt te natyrshme. Ka aq shume delikatese sa duket i rritur ne nje oborr mbreteror por meson se ka lindur e tashme eshte bere tetedhjetevjecar ne nje shtepi te thjeshte tiranase. Daut Bylyku eshte aq me elegance i mbajtur duket si muzikant poet apo shkrimtar sa mbetesh pa goje kur merr vesh se pas lufte ka mbaruar nje shkolle te mesme mekanike dhe gjithe jeten e pasburgut politik e ka kaluar duke u marre me hekura apo me thurje kashte si punetor ne atekohe te ndermarrja artistike Migjeni. Ne te vertete ka duar artisti sepse dikur ka skicuar peizazhe. Ai eshte gjithashtu aq shume paqesor sa mezi e pranon qe kete cilesi e ka pasur te lindur dhe te edukuar nga familja dhe jo sepse iu trysnua iu ngulit si deformim frike nga regjimi i dhunshem i dy burgimeve te tij. Fryma e tij paqesore vjen prej shpirtit te tolerances qe ka edhe kjo e natyrshme mirefilli mendesi qyteteruese.
Megjithate te moskeqkuptohemi Shpirti paqesor i Daut Bylykut dhe mendesia e tij toleruese nuk jane aspak pajtim me te padrejten. Menjehere pas vendosjes ne Shqiperi te diktatures staliniste ai u be antikomunist pikerisht sepse ishte luftetar kunder padrejtesive. Keto dite te fundit Dauti ndihet i shqetesuar jo per veten por per shoqerine prej nje revanshi te pajustifikueshem ne shkallet e larta te politikes jo i individeve te vecuar por tashme te nje grupi prej bijve te dikur nomenklatures se larte te diktatures.
Kaq i brishte te duket tek ecen zhytur ne mendimet e veta apo flet per gjera te zakonshme te jetes njerezore sa te trondit kur pas ngulmimit tend me ne fund te shpjegon jeten e vet. Tmerret e tij dhe te bashkevuajtesve ne punimet e nje kanali te madh vadites viteve pesedhjete nuk mund te besohen nga nje rrefimtar i trete qofte edhe i stervitur me kolonat e gazetave. Duhet te jete vete ai me zerin e tij kur tek pershkruan dhunen fizike te disa gjakpiresve renkon lehte Oh ta dije si shpreh mirenjohjen kur deshmon se si midis krimineleve kishte edhe nepunes apo oficere me zemer njeriu... dhe pastaj me sa force shpirti mban shperthimin e ngasherimit kur kujton nenen mosepjen e saj ne hetuesi ardhjet ne burg me nje bohce nderresash e pak ushqim veshtrimi i saj i pikelluar kur vite me pas e percillte te birin per ne pune dhe ngazellimi kur ai kthehej sepse i kishte thene Po nuk erdha pasdite ne tre e gjysme atehere me kane arrestuar.
Ditet e fundit ishim me Daut Bylykun shume afer vendit ku sapo nisi dekada e viteve pesedhjete tentoi te arratisej dhe ne nje kurth e kapen. Shtegu i ikjes qe nje lugine e thelle ne verilindje te vendit gryke ky gjysmen e vitit binte bore e ulerinin ujqerit. Donte te largohej nga atdheu i tij por qe tere pezem. Nuk kishte rruge tjeter. Bente pjese ne Frontin e Rezistences nje organizate antikomuniste ndaj se ciles kishin nisur masat e egra shtypese.
Keshtu beri bashkejetesen e rende dhe te detyruar me sistemin shoqeror qe nuk e donte sepse qe demokrat mospajtues me fashizmin dhe komunizmin. Ne prag te vitit te ri 1989 prej kohesh jo i riburgosur do te arrestohej serish dhe ne fillim te janarit 1990 do te lirohej ndersa ne nje zyre sekrete prej goditjeve me shqelma ne veshka do te urinonte gjak per shume e shume dite me pas.
Pak muaj me pare pra ne veren e 2010-s ne faqet e disa gazetave Daut Bylyku do te shihte se si edhe per Frontin e Rezistences nje nga qendresat me te spikatura antikomuniste dhe kundertiranike ne Shqiperi historia qe falsifikuar nga diktatura dhe lexuesve prej pakujdesit dhe mosnjohjes po u ofrohej e gjymtuar e pavertete.
Ne thelb duke e harruar per se dyti.