Kush preket nga semundja e kockave osteoporoza
Statistikat boterore tregojne se 1 ne 3 femra dhe 1 ne 5 meshkuj te moshes mbi 50 vjec jane te prekur nga semundja e kockave ndersa ne vendin tone sipas mjekeve kjo shifer mund te jete edhe me e larte per shkak te kushteve te veshtira te jeteses dhe shkalles se ulet te diagnostikimit. Indi kockor eshte nje ind i organizimit njerezor qe eshte ne ndertim te vazhdueshem. Ne kushte normale ekziston nje ekuiliber midis proceseve qe shkaterrojne kocken dhe atyre qe e ndertojne ate. Humbja e mases kockore fillon si te burri dhe te gruaja pasi kane kaluar 35 vjetet. Por tek femrat kjo theksohet edhe me shume ne menopauze e pas saj. Gjashte vjet pas menopauzes vihet re nje humbje e konsiderueshme e mases kockore e cila ka te beje drejtperdrejt me mungesen e estrogjeneve. Ne disa raste humbja e mases kockore mund te jete aq e madhe sa mund te coje ne thyerje te kockave ne menyre spontane pa ndonje shkak te vertete. Ne kete rast thuhet se gruaja paraqet osteoporoze
Te rrezikuarit
Grate kane nje rrezik tete here me te larte se burrat per te zhvilluar osteoporoze. Fillimisht shenjat e osteoporozes jane pakesim i mases kockore zvogelim i gjatesise se kockes demtime te lokalizuara shtypje ne nivelin e vertebrave sidomos atyre te mesit demtime te kycit te dores qafes se femurit ose edhe ne vende te tjera kur gruaja peson nje traume qofte edhe te vogel.Osteoporoza shkakton dhimbje vetem ne rastet e thyerjeve dhe te demtimit te vertebrave. Dhimbjet e kyceve nga te cilat ankohen grate pas periudhes se menopauzes nuk jane te lidhura me osteoporozen. Rreth 25-30 per qind e grave ne menopauze preken nga osteoporoza. Sipas mjekeve per ta parandaluar ate eshte e rendesishme qe te individualizohen me pare grate qe jane me te rrezikuara nga kjo semundje. Perkrah femrave edhe meshkujt jane te rrezikuar nga semundja e osteoporozes. Sipas mjekeve burrat mbi 50 vjec jane te rrezikuar per te pesuar fraktura te shkaktuara nga osteoporoza e cila eshte edhe me kercenuese se kanceri i prostates tek ata.
Studimi
Sipas disa studimeve te eksperteve amerikane ortopede delikatesa e kockes mashkullore eshte me e rendomte sesa mendohet edhe pse disa here e lene pas dore por ata jane me te ekspozuar ndaj kesaj semundjeje per shkak te alkoolit dhe dietave te rregullta shpesh me mungesa proteinash te cilat gjenden shume te qumeshti. Alkooli ne te kundert demton melcine dhe ndryshon metabolizmin e vitamines D e nevojshme per te ngjizur kalciumin ne kocke.
Parandalimi.Per te parandaluar osteoporozen sipas mjekeve duhet qe qysh ne periudhen e femijerise dhe adoleshences te ndiqet nje aktivitet fizik i pershtatshem si ecje ne kembe me biciklete berja e ekskursioneve te perditshme ose te pakten tri here ne jave dhe ndjekja e nje regjimi ushqimor korrekt me pak mish dhe shume fruta perime zarzavate qumesht te skremuar ne qofte se ekzistojne probleme te yndyrave ne gjak djathe kos etj. Gjithashtu duhet te nderpritet ose te pakesohet perdorimi i duhanit dhe i alkoolit. Nje kujdes i vecante duhet pasur nga rrezimet sepse shtojne rrezikun e thyerjeve te kockave. Marrja e kalciumit cdo dite e shoqeruar me vitamine D eshte gjithashtu e rendesishme por per kete duhet me pare te keshilloheni me mjekun.
Dieta qe duhet te ndjekin te prekurit nga semundja e kockave
Eshte e rendesishme te ndiqet nje regjim ushqimor i ekuilibruar dhe i larmishem por ne te njejten kohe duhet te kryhen ushtrime fizike te pakten tri here ne dite. Afrimi i periudhes se menopauzes mund te jete edhe nje mundesi per te ndryshuar disa zakone te te ushqyerit jokorrekt. Rregullat e te ushqyerit mund te ndihmojne gruan per te ndjekur nje regjim ushqimor te mire si per vete ashtu edhe per te gjithe familjen. Perdorni larmi ushqimesh por qe gjithnje te jene sa me te fresketa. Perdorni sa me shume fruta e zarzavate. Filloni vaktin me sallate ose me supe me zarzavate. Pakesoni vaktet me mish jo me shume se 4 here ne jave dhe zevendesojini ato me ushqime me zarzavate. Ulni perdorimin e yndyrave gjate pergatitjes se ushqimeve. Pakesoni sa me shume qe te jete e mundur perdorimin e embelsirave. Hani fruta por jo menjehere pas ngrenies se vaktit. Duhet te hani tre vakte dhe tri minivakte ne dite. Minivaktet jane ushqime si fruta arra jogurt etj. qe te mbani metabolizmin lart. Gjithmone hani mengjes. Eshte vakti me i rendesishem i dites. Hani dicka cdo tri ore qe te mbani sheqerin ne nivelin normal dhe metabolizmin lart. Ne qofte se jeni shume aktiv hani cdo dy ore. Sasia e ujit ne trupin tone duhet te jete 75 per qind. Keshtu qe pini uje rreth 10 gota 250 ml ne dite. Eshte e rendesishme te merrni proteina mish veze djathe etj. bulmet djathe qumesht kos etj. perime fruta yndyra te shendetshme brumera dhe uje cdo dite. Cdo gje qe konsumoni duhet te jete me sasi mesatare. Zakonisht pjata qe serviret ne restorante eshte dyfishi i sasise qe duhet te hani. Kjo eshte keshilla me e rendesishme qe ju duhet te keni parasysh. Te pakten kater dite ne jave duhet te beni vrap ose ecje te shpejt per 1 ore. Dhe tri dite ne jave duhet te beni ushtrime per muskujt si ngritje peshash. Per shembull 15 pompa por me 3 raunde 15 sekonda deri ne 1 minute pushim pas cdo raundi.
Llojet e semundjes se kockave
Ka tre lloj osteoporozeOsteoporoza qe shihet me shpesh tek grate. Nje nga faktoret qe e mbron kocken prej qelizave shkaterruese eshte estrogjeni i cili prodhohet nga vezoret. Funksioni i vezoreve tek grate rreth 45 vjec vjen duke u pakesuar deri ne humbjen e menstruacioneve. Kjo periudhe quhet menopauza. Estrogjeni ulet dhe qelizat shkaterruese rrisin punen e tyre.Osteoporoza qe shihet tek moshat e medha sidomos pas moshes 45 vjec ku dominon shkaterrimi i kockave i cili pas moshes 70 vjec theksohet akoma dhe me shume sa qe me nje renie edhe nga nje lartesi teper e vogel mund te shkaktoje thyerje te kockes.
Osteoporoza qe ka lidhje me perdorimin e kortizonit tek personi. Si per shembull tek pacientet qe per shkak te astmes alergjise semundjeve reumatizmale perdorin kortizon per nje kohe te gjate.
Faktoret
Faktoret qe ndihmojne ne zhvillimin e osteoporozes te femrat.Mosha e fillimit te menopauzes
Sa me shpejt te filloje menopauza aq me i madh eshte rreziku i osteoporozes. Kur menopauza eshte kirurgjikale menopauza quhet kirurgjikale kur pas nderhyrjeve eshte hequr mitra dhe bashke me te edhe vezoret rreziku eshte akoma me i larte.
TrashegimiaNe familjet e personave qe vuajne nga osteoporoza rritet rreziku edhe per personat e tjere.
Karakteristikat etnike
Grate e bardha jane me te rrezikuara nga osteoporoza se ato te zeza.
Pesha
Personat e dhjamosur preken rralle nga osteoporoza.
Menyra e te ushqyeritNje diete jo e mire mund te pengoje zhvillimin e rregullt te kockave qysh ne femijeri adoleshence dhe ta theksoje procesin e humbjes kockore tek te moshuarit. Vegjetarianet kane nje densitet kockor me te madh ne krahasim me ata qe ndjekin nje diete te pasur me mish.
Ushtrimet fizikeBerja e ushtrimeve te perditshme eshte e nevojshme per zhvillimin dhe mbajtjen e shendetshme te kockave dhe kjo vlen per te gjithe si per femijet ashtu dhe per te moshuarit.
DuhaniGrate qe pine duhan kane rrezik te hyjne ne menopauze rreth 5 vjet me pare se ato qe nuk e pine dhe kjo mund te shpjegoje lidhjen qe ekziston midis perdorimit te duhanit dhe thyeshmerise se kockave ne keto perdoruese.
AlkooliUl thithjen e kalciumit nga zorra dhe favorizon zhvillimin e osteoporozes.Ilacet
Kortizonet si ultrakorteni nese perdoren per nje periudhe te gjate cojne ne hollimin e kockes deri ne osteoporoze.
Perhapja e semundjesOsteoporoza prek me shume grate dhe moshat e thyera.
200 milione gra ne bote jane te rrezikuara nga osteoporoza
1/3 e grave ne moshen 60-70 vjec jane te prekura nga kjo semundje
2/3 e grave mbi 80 vjec kane osteoporoze
30 per qind e grave mbi 50 vjec kane nje ose me shume fraktura vertebrale
1 ne 5 burra mbi moshen 50 vjec ka nje frakture te shkaktuar nga osteoporoza
10 Gusht 2010