Diabeti semundja e sheqerit ne gjak
Semundja e sheqerit eshte nje semundje endokrino-metabolike qe ka te beje me menyren se si organizmi yne e perpunon sheqerin karbohidratet apo glukozen qe ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qendron ne pamundesine e insulines nje hormon i prodhuar nga pankreasi per te mbajtur nivelin e sheqerit ne gjak ne vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak pamjaftueshmeri e pankreasit ose nuk vepron si duhet per te futur sheqerin brenda ne qelizat e indeve te organizmit pamjaftueshmeri e insulines. Per rrjedhoje sheqeri eshte me teprice ne gjak dhe jep shenja te ndryshme simptoma si etja shtimi oreksit shtimi ne peshe nevoja per urinim te shpeshte lodhja e shpejte ulja e vemendjes dhe perqendrimit dhe ne pergjithesi nje dobesi e pergjithshme. Keto simptoma nuk eshte e thene te jene te gjitha te pranishme tek nje pacient me diabet.
Shkaku
Kjo semundje ne kuptimin e pergjithshem eshte e tille qe karakterizohet me rritjen mbi shifrat normale te sheqerit ne gjak dhe me daljen e tij nepermjet urines. Pervec crregullimit te sheqernave ne diabet crregullohen yndyrat kriperat dhe crregullohet metabolizmi i lendeve. Kjo semundje jep nderlikime akute te menjehershme dhe nderlikime kronike qe zgjasin gjithe jeten. Ne menyre te pergjithshme nderlikimet vijne si pasoje e uljes apo e ngritjes se sheqerit ne gjak dhe kur keto jane respektivisht te menjehershme te semuret bien ne gjendje kome ose ne gjume te thelle. Por semundja e diabetit ndikon gjithashtu dhe prek arteriet e zemres nga ku mund te shfaqen edhe infarkte te cilat jane semundje teper te rrezikshme ose kur demtohen arteriet e kembes shfaqet gangrena e kembes kur demtohen arteriet e syrit shfaqet nje nderlikim nga i cili semuren te dy syte edhe i semuri mund te humbe edhe shikimin kur demtohen arteriet e veshkes shfaqet nje demtim qe ne popull njihet me termin azotemia. Mjeket rekomandojne dietat diabetike si edhe disa ilace barna popullore qe se fundmi kane dale ne treg ne vendin tone.
Mjekimi
Sekretet e parandalimit dhe te trajtimit te kesaj semundje jane veprimtaria fizike e perditshme menyra e ushqyerjes ne pershtatje me moshen peshen motin profesionin dhe gjendjen fiziologjike te personit. Per sa i perket ushqimeve ato duhen marre me larmine e tyre duke perjashtuar cdo gje te embel. Kosi qumeshti djathi gjiza veza mishi dhe perimet jane me te preferuarat ne cdo situate te te semurit. Ne marrjen e ushqimit rendesi te vecante ka racionimi per 16 oreshin e dites zgjuar. Ne treg gjenden shume lloje insulinash por pare nga ana fiziologjike ka vetem 4 lloje insulinash Insulina ultra e shpejte Insulina lispro humalog Nese merret para buke injektimi behet 20 minuta para ngrenies. Pas injektimit niveli maksimal ne gjak arrihet brenda 1 ore dhe efekti zgjat 3-4 ore. Insulina e shpejte Regular humulin Nese merret para buke injektimi behet 60 minuta para ngrenies. Efekti zgjat 5-7 ore. Insulina e ndermjetme NPH lente Efekti fillon rreth 2 ore pas injektimit arrin kulmin rreth 8-12 ore pas injektimit dhe zgjat me pas se 24 ore. Zakonisht pacientet marrin 2 doza ne dite. Insulina afatgjate Ultralente humulin Farmakokinetika eshte e ngjashme me insulinen NPH efekti fillon pak me ngadale dhe zgjat pak me shume. Insulina ultralente shpesh perdoret per te krijuar nje nivel bazal te insulines ne trup dhe pastaj jepet insuline ultra e shpejte para ngrenies kjo strategji perpiqet te imitoje fiziologjine normale.
Dieta per semundjen e sheqerit
Persa i perket ushqimeve ato duhen marre me larmine e tyre duke perjashtuar cdo gje te embel. Kosi qumeshti djathi gjiza veza mishi dhe perimet jane me te proferuarat ne cdo situate te vuajtesit. Frutat mund te perdoren si plotesues dietike duke bere llogaritje te sasise se sheqernave qe permbajne dhe nevojave ne vaktin e marrjes. Bostani rrushi dhe fiku duke qene mjaft te pasura ne sheqerna duhen nxjerre nga lista. Ne marrjen e ushqimit rendesi te vecante ka racionimi. Krahas ushqimit te perdorur ne gjatw orwve kur pacienti wshtw zgjuar larmi me disa kufizime te caktuara ne personat e prekur nga swmundja mund te nevoiten edhe disa ilace si Insulinat veprim shkurter veprim mesem dhe veprim gjate Sulfonilureat Klorpropamidi Glibenklamidi Gliklazidi dhe Tolbutamidi Biguanidet Metformina dhe te tjere Akarboza Nateglinidi Pioglitazoni Repaglinidi dhe Rosiglitazoni. Personi mund te vuaje semundjen pa e konsideruar veten te tille duke pesuar nderlikime ne sy ne zemer ne tru ne veshka ne gjymtyre etj. Vdekja e papritur nuk perjashtohet ne nje pjese te mire te personave. Rritja e kultures mjekesore eshte mjeti me i mire per te parandaluar paaftesine e perkoheshme dhe vdekshmerine prej semundjes dhe nderlikimeve te saj. Meqenese ne tema te meparshme u pershkrua metoda diagnostike dhe mjekimi dietik ketu do te pershkruhet ai me ilace.
Keshilla
1- Pacientet me diabet duhet te kontrollojne peshen
2- Duhet te kufizojne sheqernat e rafinuara
3- Duhet te rrisin sasine e fibres ne diete
4- Yndyrat duhet te jene vajra me 1 lidhje dyfishe si p.sh. vaji i ullirit
5- Duhet ti shtojne dietes se tyre arra
6- Efikase edhe bajamet
Shenjat
1- Dhimbje barku
2- Frymemarrje te ngadalta e te thella
3- Prani e ketoneve ne gjak dhe ne urine
Ilacet
1- Tiazolidinedionet veprimi eshte i menjehershem por ne disa raste mendohet se ulin rezistencen periferike ndaj insulines.
2- Glinidet ky lloj bari shkakton sekretim te shpejte te insulines. Merren para buke dhe ndihmojne ne kontrollin e glukozes postprandiale pas ngrenies.
3- Akarboza eshte frenues i alfa-glukozidazes intestinale qe ngadaleson ritmin e perthithjes te glukozes ne gjak.
Diabeti
Kur shfaqet diabeti i shtatzenise
Kjo eshte nje semundje e perkohshme qe manifestohet gjate shtatzenise dhe sjell nje rrezik me te larte te diabetit ne vitet qe do te vijne. Grate ne mbipeshe jane me te predispozuara dhe ato prinderit e te cilave vuajne nga diabeti.
Si ta parandalojme semundjen
Nese diabeti i ri nuk mund te parandalohet per ate madhorin ekzistojne disa zakone te shendetshme nje diete e balancuar me pak yndyre dhe sheqer me shume fruta dhe perime kontrolli i peshes jo duhan ushtrime fizike. Ecja gjysme ore ne dite ne gjashte dite te javes zvogelon rritjen e diabetit dhe vdekjen ne 45 per qind.
Shkenca diabeti i patrashegueshem
Ne kuptimin e pergjithshem mjekesor nuk trashegohet diabeti si semundje por ekziston predispozicioni per tu semure. Trashegohen genet qe mbartin vetite e organizmit qofte ato te semura. Qe ky predispozicion qe trashegohet te behet diabet sheqeri duhet qe tek njerezit te ndikojne disa faktore mjedisore.
9 Gusht 2010