E Diel, 1 Nëntor 2026

A ËSHTË KJO PROKURORIA QË NA DUHET

Një pyetje disi "shtrënguese"Pyetja e sotme e forumit është kinse disi “shtrënguese”. Është e qartë që, ashtu siç edhe e vënë në dukje, miqtë e “Shekulli”-t pjesëmarrës në forum, përgjigja shteruese ka nevojë për një fokus më të gjerë, që përfshin kuadrin ligjor kushtetues, drejtësinë si institucion në tërësinë e hallkave të saj, të sotmen e marrëdhënies politikë-Prokurori, por edhe historinë e këtij raporti kaq të rëndësishëm.

Por, u kufizuam tek Prokuroria, sepse, ajo, në perceptimin e publikut, (edhe për shkak të rrethanave të sotme politike), është në qendër të vëmendjes. Një vëmendje që ka rivendosur shpresën tek Drejtësia. Kjo nuk është pak. Një vend që ka në ndërgjegjen e tij popullore fjalë të urta si “Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin”, dëshmon se ka histori të gjatë me (pa)drejtësinë.

Ndaj, pritja që daton thellë në të shkuarën tonë, është mezi-pritje. Ndaj, mezi-pritja kërkon me ngulm një hero. Sigurisht, ky heroi nuk do të bëjë çudira. Ajo që presim të gjithë është vendosja e një standardi minimal për të bashkëjetuar nën drejtësi: Barazi përpara ligjit.

Falënderojmë përzemërsisht lexuesit që kanë propozuar këtë temë dhe që kanë mbështetur forumin me kritika dhe sugjerime në letrat dhe e-mail-et e tyre. Falënderojmë miqtë dhe bashkëpunëtorët e “Shekulli”-t që gjejnë kohën dhe përkushtimin për forumin tonë të të martave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›