E Diel, 1 Nëntor 2026

Indiania 70-vjeçare sjell në jetë në vajzë

Është indiane, quhet Rajo Devi dhe numëron plot 70 vjet jetë. Asgjë e pazakontë deri këtu. Interesantja vjen më pas. Gruaja indiane është mamaja më e moshuar e botës.

Në datën 28 nëntor ajo ka sjellë në jetë një vajzë, pas një trajtimi të zgjatur për farëzimin artificial. Ndërhyrja u në në një qendër fertiliteti në Hisar të shtetit të Haryanas, në veri të Indisë. Lajmin e njofton ëebsiti online i “Daily Telegraph”.

Pasi u trajtua nga mjekët specialistë, embrioni iu vendos gruas indiane, Rajo Devi në datën 19 prill.

“Dëshironim shumë një fëmijë. Kishte vite që e ëndërronim dhe jemi shumë të lumtur që tani e kemi në duar”- kanë thënë prindërit e ‘rinj’. Ata kanë treguar se familja e tyre është e madhe dhe vjen nga zonat rurale të Haryanas. Të emocionuar jashtë mase ata premtojnë se edhe pse janë të shkuar në moshë, për të sapolindurën dp të vazhdojë të kujdeset pjesa tjetër e familjes, e cila e ka pritur gjithashtu me gëzim lindjen e së voglës.

Pak kohë para kësaj lindjeje, në vendin e parë për gruan më të moshuar që solli në jetë një bebe e mbante spanjollja 67-vjeçare, e cila nxorri në dritë dy binjakë në vitin 2006.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›