Kush shet ndeshje, 7 vjet burgKur kryet me qëllim përfitimi pasuror, dënohet me burgim nga 2 deri në 7 vjet dhe gjobë nga 100 mijë lekë deri në 3 milionë lekë

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri ne 2 vjet burgim. Po kjo vepër, kur kryet me qëllim përfitimi pasuror, dënohet me burgim nga 2 deri në 7 vjet dhe gjobë nga 100 mijë lekë deri në 3 milionë lekë. Futja e kësaj dispozite në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë do të bëjë të mundur hetimin për çdo dyshim të trukimeve në sport dhe do të parandalojë zhvillimin e këtyre fenomeneve shkatërruese në sport dhe do të ndikojë në zhvillimin e një sporti të pastër dhe larg “këmbëve të pista”.
Numri i klikimeve - 6491
E Merkure, 25 Nentor 2009