Kush vret ckisherohet
Kisha katolike reagon pas vrasjeve të shumta të ndodhura gjatë këtij viti, sidomos ato të kryera në emër të gjakmarrjes. 3 arqipeshkivitë, ajo e Shkodrës, Sapës dhe Lezhës, kanë nënshkruar një dekret që c'kishëron të gjithë ata që kryejnë vrasje apo bashkëpunojnë në mënyrë të qëllimshme në kryerjen e një vrasjeje. Letrën drejtuar gjithë besimtarëve të 3 dioqezave e lexoi Monsinjor Lucian Avgustini, arqipeshkv i Sapës, i cili shprehu shqetësimin e kishës katolike per numrin e madh te vrasjeve dhe të akteve kriminale të ndodhura sidomos gjatë këtij viti.
Dekreti u lexua nga arqipeshkvi Shkodrës, Imzot Angjelo Massafra, njëherësh edhe President i Konferences Ipeshkvnore Shqiptare, në të cilin dënohet kushdo që bën vrasje apo bashkëpunon në kryerjen e saj, në bazë të nenit 1331 të kodit të së drejtës kanonike ndëshkohet me c'kishërim.
Ky dekret është firmosur nga ipeshkvinjtë e Dioqezave të Shkodrës Imzot Angelo Massafra, Sapës imzot Lucian Avgustini dhe Lezhes Imzot Otavio Vitale. Ky dekret ka si qëllim ndaljen e vrasjeve që vitin e fundit kanë goditur sidomos Veriun e Shqipërisë.