Tirane kapen dy te akuzuar per gjobvenie

Dunisha, i cili njihet edhe si modeli nga Tropoja në disa videoklipe këngësh të këngëtarëve shqiptarë, i dërgonte sms të dashurës së tij studente, ku e kërcënonte se do i njoftonte prindërit e saj për lidhjen e tyre të nisur në facebook, nëse nuk do i jepte lekët.
Me të marrë sinjalizimin përkatës policia e Tiranës zbardhi ngjarjen duke vënë në pranga Dunishën.
Ndërkaq oficerët e skuadrës së operacioneve speciale dhe kërkimit arrestuan Franc Fjollën, 18 vjeç. Sipas policisë Fjolla është dënuar me 8 muaj burg për akuzën e gjobënies.
Fjollla u dënua se në bashkëpunim me vëllanë Andin dhe 2 bashkëmoshtar të tij kishte kërcënuar një 17-vjeçar, djali i një biznesmeni të agjencive turistike, i kanë marrë atij fillimisht 15 mijë lekë të reja dhe më pas e shtrëngonin që të jepte dhe 1.5 milionë lekë të tjera.
Policia ndërmori një operacion me dorëzim të kontrolluar dhe arrestoi 4 autorët në momentin e marrjes së parave. Burimet nuk bëjnë të ditur sesi ishte lënë I lirë nga drejtësia Fjolla, që pse i arrestuar nga policia në mars të vitit 2012, aktualisht rezultonte i shpallur në kërkim.