Kushëriri dhe fqinji abuzonin me të sëmurën mentale

Policia ka ngritur kallëzime penale kundër një 58-vjeçari nga Kërçova dhe një 49-vjeçari nga Makedonski Brod, për veprën penale “përdhunim të personit të pafuqishëm”.
Policia ka ngritur kallëzime penale kundër një 58-vjeçari nga Kërçova dhe një 49-vjeçari nga Makedonski Brod, për veprën penale “përdhunim të personit të pafuqishëm”.
I kallëzuari i parë, raportohet të jetë kushëriri i viktimës, 35-vjeçares S.Gj, e cila është në gjendje të rëndë mentale dhe psikike, ndërsa personi tjetër është fqinji i saj. <br><br>Që të dy kanë kërcënuar viktimën se do ta dëbonin nga shtëpia, nëse nuk i kënaqte seksualisht ata.
Dy të kallëzuarit janë paraqitur para gjykatësit hetues, i cili u ka caktuar atyre masën e paraburgimit 30-ditor./Indeksonline/