E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau afrikano-amerikanin, lirohet nga të gjitha akuzat

 Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka liruar nga të gjitha akuzat të dyshuarin për vrasjen e një afrikano-amerikani të paarmatosur, në një gjykim i cili ka marr vëmendjen e opinionit të gjerë në Amerikë.

Një juri e përbërë vetëm nga femrat ka liruar të shtunën mbrëma George Zimmerman për vrasjen e shkallës së dytë të 17 vjeçarit Trayvon Martin në Sanford Florida, në shkurt të vitit 2012.

Zimmerman ka shtënë për vdekje në adoleshentin në vetmbrojtje gjatë një përleshje.

Ai përballej me një dënim që mund ta çonte për jetë në burg, nëse do të gjendej fajtor.

Martin ishte afrikano-amerikan, kurse Zimmerman është hispanik./Indeksonline/ 

Ky rast kishte ngritur dyshime nëse ka drejtësi për afrikano-amerikanët, dhe nëse Zimmerman kishte qenë cak i sulmit për shkak të përkatësisë së tij racore./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›