Kusheriri i Bares akuze per kundershtim te policise

Prokuroria i komunikoi Alxhi Nallbanit faktin se kishte mberritur vendimi i denimit nga Italia
TIRAN- Me kerkese te organit te akuzes gjyqtarja e masave Elbana Lluri vendosi izolimin ne qeli me masen e sigurise arrest me burg deri ne nje vendim tjeter per kusheririn e Aldo Bares Alxhi Nallbanin i denuar nga autoritetet italiane me 11 vite 2 muaj burg per akuzen e trafikut te droges.
Gjithashtu gjate seances se djeshme prokurori i ceshtjes Besnik Cengu vec parashtrimit te vendimit te ardhur nga shteti italian i kujtoi 33- vjecarit se ndaj tij eshte ngritur edhe akuza e kundershtimit te forcave te rendit.
Sipas prokurorit kjo veper eshte konsumuar tri dite me pare ne momentin kur policia nderhyri per te arrestuar Nallbanin ne zonen e ish-bllokut ne Tirane. Sipas akuzes kusheriri i Aldo Bares kundershtoi blute duke shprehur habine per arrestimin e tij. Sipas prokurorit Cengu njekohesisht ndaj Nallbanit autoritetet italiane te drejtesise kane sjelle vendimin e denimit te tij ne mungese me 11 vjet e 2 muaj burg.
Ky vendim eshte dhene nga Gjykata e Larte pas rekursit te vendimit te Gjykates se Apelit ne Torino ku Nallbani ishte denuar me 14 vjet heqje lirie per akuzen e trafikut te narkotikeve organizim dhe drejtim te organizates kriminale kryerjes se veprimeve kriminale ne kuader te organizates dhe armembajtje pa leje.
I arrestuari Nallbani ka shprehur habi per arrestimin duke pretenduar se autoritetet italiane e kishin debuar ne Shqiperi ne vitin 2009 dhe qe prej atehere ai ndodhej i lire ne Shqiperi. Nuk e kuptoj pse me keni arrestuar pasi drejtesia italiane pasi me mbajti 4 vite ne paraburgim me liroi dhe u debova ne Shqiperi.
I kerkoj prokurorise e gjykates te mos paragjykoje rrethanat e proklamuara nga policia pasi jam baba i dy femijeve kam familjen time personalitetin dhe dinjitetin tim- u shpreh Nallbani duke kerkuar lirimin e tij. Avokati i tij Vladimir Mece kerkoi nga gjykata nje mase me te bute per faktin se i arrestuari prej vitit 2009 ndodhej ne Shqiperi dhe nuk i eshte fshehur drejtesise.
Ne vitin 2009 eshte deportuar nga Italia me traget drejt Vlores. Sapo zbriti u shoqerua ne posten e policise ku deklaroi deportimin dhe me pas u la i lire. Ai banonte vetem 500 metra larg policise se Tiranes.
Gjate kesaj kohe ka aplikuar edhe per karten e identitetit dhe ka zhvilluar aktivitet normal te jetes se tij ne Tirane pa iu shmangur policise- tha mbrojtesi Mece. Gjyqtarja Lluri pasi degjoi palet pranoi kerkesen e prokurorit Cengu duke derguar ne burg 33- vjecarin Nallbani me masen e sigurise arrest me burg.