Oficeri Koleget e dinin se do kapnim Dajtin

Deshmitari tha se per operacionin u njoftua kreu i Policise. Arrestimi i Dajtit i organizuar mire
TIRAN- Gjate seances se djeshme gjyqesore e 35 per nga numri peseshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Nertina Kosova qe po gjykon dosjen penale me te pandehurin Dritan Dajti dhe dy bashkepunetoret e tij administroi ne fashikullin e gjykimit deshmine e oficerit A.K.
Ai ishte thirrur me cilesine e deshmitarit te akuzes ne procesin penal ne ngarkim te Dritan Dajtit. Oficeri A.Krrefeu gjithe detajet e organizimit te operacionit te Policise se Shtetit per arrestimin e shume te kerkuarit Dritan Dajti mesditen e 7 gushtit 2009 ne qytetin bregdetar te Durresit. Sipas deshmise se oficerit gjithcka eshte realizuar ne baze te rregullores se Policise se Shtetit per organizimin e operacioneve te saj per arrestimin e personave te kategorise se tille.
Fillimisht eshte identifikuar personi qe do te arrestohej eshte ngritur grupi i punes per planifikimin e operacionit jane caktuar agjentet qe do te kryenin vezhgimin e objektivit Dritan Dajtit. Jane ndare punet per secilin nga agjentet eshte perpiluar dhe me pas firmosur plani operacional edhe nga Drejtori i Pergjithshem i Policise se asaj kohe Ahmet Prenci-mesohet te kete thene deshmitari i akuzes ne seancen gjyqesore qe u zhvillua me dyer te mbyllura. Oficeri A.K tha se te gjithe efektivet qe merrnin pjese ne operacion e dinin se do te ndiqnin te shume kerkuarin Dritan Dajti. Ai shtoi se nuk dihej se ishte apo jo i armatosur.
Nuk kam qene ne vendin e ngjarjes ne momentin e shkembimit te zjarrit dhe nuk e di kush dhe ke ka vrare me pas kam shkuar ne vendin e ngjarjes dhe kam pare skenen e krimit-mesohet te kete thene oficeri A.K. qe nuk nguroi ti pergjigjet edhe te pandehurit Dajti ne pyetjet e drejtuar oficerit. Gjithashtu oficeri A.K. iu pergjigj edhe pyetjeve te avokateve mbrojtes te Dritan Dajtit Ergest Xhoxhit dhe ish-oficerit Mariglen Muca.
Pervec pergjigjeve ndaj avokateve deshmitari i eshte pergjigjur te gjitha pyetjeve te prokurorit te ceshtjes Eugen Beci. Deshmitari A.K perseriti disa here se per arrestimin e Dajtit eshte perpiluar qe ne mengjes plani operacional e me pas jane vene ne levizje koleget e tij. Pas deshmise se oficerit A.K. dhe ne kohen qe prokurori kerkoi pyetjen e deshmitarit tjeter te prokurorise i pandehuri Dajti kerkoi nderprerjen e seances pasi nuk ndihej mire.
Gjykata pranoi kerkesen e Dajtit duke e shtyre per shqyrtimin e tij ne fillim te janarit 2010. Sipas dosjes penale me nr. 50 i pandehuri Dritan Dajti akuzohet per Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese ndaj kater agjenteve te policise Vrasjen ne rrethana te tjera cilesuese me rrezik per jeten e disa personave me pasoje vrasjen e Ledio Mares dhe plagosjes se nje adoleshenti. Ndersa te pandehurit Ergest Xhoxhi dhe Mariglen Mucaj akuzohen per Falsifikim te dokumenteve ne bashkepunim dhe falsifikim te vulave dhe stampave.