Ministria e Arsimit rekord udhezimesh te pabotuara

Udhezime te Keshillit te Ministrave dhe te gjitha ministrive
TIRAN - Ndonese udhezimi eshte akti juridik qe nxirret ne baze e per zbatim te ligjeve nje sere prej ministrive shqiptare nuk e kane zbatuar kete. Udhezimi i ministrave nje akt me karakter normativ qe detajon sugjeron dhe keshillon nepermjet orientimeve te shtjelluara e te zberthyera me hollesi te gjitha urdherimet qe ka vendosur ligji. Krahas aspektit ligjor nga vezhgimi i kryer shume prej ministrive kane mangesi ne zbatimin e ketij akti juridik.
Nderkohe nga hulumtimi i kujdesshem i uebsitit te Ministrise se Financave por edhe i dokumenteve te tjere qeveritare qe gjenden online raporte strategji etj. jane identifikuar konkretisht 8 udhezime te nxjerra gjate 2009-es te cilat jane pjese e stokut te udhezimeve qe nuk jane botuar ne Fletore Zyrtare.
Edhe ministri i Arsimit dhe Shkences ashtu sikurse ai i Financave nxjerr nje numer relativisht te larte udhezimesh brenda harkut kohor te nje vitit krahasuar kjo me ministrite e tjera. Gjate vitit 2009 MASH ka nxjerre te pakten 41 udhezime prej te cilave vetem 3 gjenden te botuara ne Fletore Zyrtare.
Ministria e Puneve Publike Transportit Telekomunikacioneve rezulton se nxjerr nje numer relativisht te vogel udhezimesh brenda nje viti. Te botuara ne Fletore Zyrtare 2009 gjenden vetem 6 udhezime te ministrit te MPPTT kurse 5 te tjera i mungojne apelit ne vargun indeksues ose e thene ndryshe nuk jane botuar ne Fletore Zyrtare.
Ministria e Mjedisit Mbrojtjes se Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave rezulton se nxjerr nje numer te vogel udhezimesh brenda nje viti. Nga hulumtimi nje per nje i te gjitha Fletoreve Zyrtare 2009 gjendet i botuar vetem nje udhezim.
Edhe ne ministrine e Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit eshte publikuar vetem nje udhezim. Nga hulumtimi nje per nje i te gjitha Fletoreve Zyrtare 2009 rezultojne te botuara 3 udhezime te Ministrise se Drejtesise. Dy prej tyre jane udhezime te perbashketa me Ministrine e Financave ku kjo e fundit ka kundersigluar.
Udhezimet e botuara sipas ministrive
Ne Fletore Zyrtare 2009 nuk jane botuar 38 udhezime te MASH ose 73 e totalit
Ne Fletore Zyrtare 2009 nuk jane botuar te pakten 23 udhezime te MF ose 44.2 e totalit
Ne Fletore Zyrtare 2009 nuk jane botuar te pakten 5 udhezime te MPPTT ose 45.4 e totalit
Ne Fletore Zyrtare 2009 nuk jane botuar te pakten 5 udhezime te MPPTT ose 45.4 e totalit
Ne Fletore Zyrtare 2009 nuk jane botuar te pakten 2 udhezime te MMPAU ose 66.6 e totalit
Ne Fletore Zyrtare 2009 nuk jane botuar te pakten 2 udhezime te MBUMK ose 66.6 e totalit
Ne Fletore Zyrtare 2009 u identifikuan te pakten 3 udhezime te MSH te pabotuara
Ne Fletore Zyrtare 2009 nuk u identifikuan udhezime te MD te lena jashte botimi
Ne Fletore Zyrtare 2009 nuk u identifikuan udhezime te MPSSHB te lena jashte botimi
Ne Fletore Zyrtare 2009 nuk u identifikuan udhezime te METE te lena jashte botimi