Kusheriri i Gaxhait tunel per arratisjen e tij
Me shume se pese vjet me pare nje tunel tjeter i perdorur per qellime kriminale beri buje ne ate kohe pasi ishte hapur per te ndihmuar Gaxhain te arratiset nga burgu. Me 4 shkurt te vitit 2005 ne Burgun 302 ne kryeqytet u zbulua dalja e nje tuneli prej 26 metrash. Hyrja e tij ishte ne nje dyqan ku shiteshin lule ne anen tjeter te rruges perballe me burgun. Dyqani ishte i marre me qira nga dy persona te cilet dhane nje emer fals te pronari i shitores. Gaxhai ka qene arkitekti i kesaj tentative. Policia nderhyri duke mbyllur tunelin por nuk arriti te kape autoret e hapjes se tij. Nga hetimet me vone rezultoi se ata ishin kusheriri i Gazmend Brakes Gaxhait Ilirian Braka bashkeshortja dhe kunati i ketij te fundit dhe u kapen me vone. Kjo nuk ishte hera e pare qe Gaxhai tentonte arratisjen por ishte me e vecanta nga menyra si ishte planifikuar. Madje ne vitin 2002 ai tentoi nje tjeter arratisje. Ne ate kohe pas vetes ai kishte edhe gjashte te burgosur te tjere dy prej te cileve me burgim te perjetshem. Me Gaxhain ishte edhe Kartela i quajtur Eduart Ymeri nga Selita e Vogel e Tiranes. Gazmend Braka Eduart Ymeri Taulant Balliu jane tre te denuar me burgim te perjetshem ndersa Artan Xhixha Islam Veshi Genci Hamzai dhe Ylli Hasanaj jane denuar me 20 dhe 25 vjet burg. Ne gusht te vitit 2002 ne dhomen e izolimit shtate te denuarit qe rrinin se bashku kane hapur nje tunel me ane te nje kembeze krevati. Me pas ata kane perdorur nje sharre hekuri te ndare ne dysh per te prere hekurat dhe per te realizuar ne menyre te sigurt arratisjen nga dhomat e vuajtjes se denimit.