E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmimet ne banke per te kontrolluar levizjet

Hetimet

Ideja spektakolare e grabitesve te bankes nuk ka qene vetem per te marre parate por edhe per te mos lene asnje gjurme. Madje per kete ishin pajisur edhe me kamera dhe regjistrues videosh per te regjistruar pamje te ndryshme te bankes me qellim qe te mos te identifikohen kur te nderhyjne. Madje nepermjet regjistrimit te filmimeve ata kontrollonin levizjet e njerezve ne ambientet e bankes. Sipas te dhenave policore ata kishin menduar te hynin brenda pas orarit zyrtar kur banka mbyllet dhe brenda saj nuk ka asnje person. Operacioni i tyre per grabitjen do te zgjaste nga ora 1600 deri ne oren 0600 te mengjesit orar ne te cilin planifikoheshin edhe punimet pa rene ne sy te askujt pavaresisht se eshte nje zone shume e populluar. Ideja e tyre ishte qe grabitja te arrinte deri te hapja e kasafortave me qellim qe te merrnin nje dore te mire parash duke dale pa u lagur. Por kjo nuk eshte realizuar megjithese policia nuk ka edhe aq shume prova per te mbajtur ne qeli te arrestuarit. Sipas te dhenave ata nuk kane leshuar asnje fjale per grabitjen. Madje dy te arrestuarit jane futur ne dhomen e pergjimeve dhe jane lene me ore te tera me qellim qe te bisedonin me njeri-tjetrin por jane treguar aq te pergatitur dhe nuk kane nxjerre asnje fjale. Madje as kur jane marre ne pyetje nga ana e oficerit te policise gjyqesore ata nuk kane pranuar asnje gje ne lidhje me grabitjen e bankes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›