E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kushi: Studentët fitues të bursave Erasmus, vlerë e shtuar për Shqipërinë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, kanë mirëpritur në një ceremoni në “Europe House” në Tiranë, 19 studentët fitues të bursave Erasmus Mundus.

“Këta të rinj janë një vlerë e shtuar për Shqipërinë sepse kthehen në vendin e tyre dhe japin kontribut të vyer në institucione, sjellin vizion dhe energji të reja për të cilat çdo vend ka nevojë”, theksoi Kushi.

Ministrja Kushi duke falënderuar për mbështetjen delegacionin e BE-së në Shqipëri tha se ” jemi vullnetplotë për të vijuar e forcuar bashkëpunimin veçanërisht në fushën e arsimit”.

Gjatë ceremonisë Kushi nënvizoi rëndësinë e shkëmbimit dhe grumbullimit të përvojës ndërkombëtare nga ana e këtyre studentëve shqiptarë, të cilët shkojnë jashtë dhe takojnë studentë dhe profesorë nga vende të tjera të Evropës, duke zhvilluar në këtë mënyrë karrierën dhe të ardhmen e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›