E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokastër, mirëmbajtje për rreth 12 km linear kanale ujitëse

Bashkia e Gjirokastrës po investon në rrjetin vaditës, në sipërfaqet bujqësore, duke mbështetur fermerët gjatë stinës së verës dhe zhvillimin e agrobiznesit. Punonjësit e Drejtorisë së Bujqësisë kanë ndërhyrë për mirëmbajtjen e rreth 12 km linear kanale ujitëse, në tokat bujqësore, në të gjitha njësitë administrative. “Sigurimi i vaditjes gjatë stinës së verës ka ndikuar në rritjen e prodhimit bujqësor vendas dhe përfitimin e më shumë të ardhurave ekonomike për fermerët dhe agropërpunuesit”, thekson bashkia Gjirokastër.

Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrjetit vaditës në sipërfaqet bujqësore vijon të jetë një prej prioriteteve të bashkisë Gjirokastër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›