Kushner- Berishës: Ju votuan që të çoni reformat përpara
“Greqia do të mbetet një fqinj i mirë, një mik i besuar dhe partner, një aleat i afërt në NATO dhe një përkrahës i qëndrueshëm i perspektivës evropiane të Shqipërisë. Jam i bindur se ka vullnet të fortë politik nga te dyja palët, në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të rëndësishme strategjike, dypalëshe si dhe në nivel rajonal, për të mirën e vendeve tona, popujve tanë dhe stabilitetit në rajon”, shkruan Karamanlis.
Ai nuk ka harruar pa përmendur edhe minoritetin grekë në Shqipëri, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në kontekstin e një vendi modern Evropian dhe demokratik.
Telegram urimi, Berisha ka marrë edhe nga ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner. “Bashkëqytetarët tuaj e rinovuan besimin e tyre tek ju, në mënyrë që ju të vazhdoni ta çoni Shqipërinë përpara në rrugën e saj drejt Evropës. E njoh vendosmërinë tuaj për të vijuar reformat e domosdoshme për këtë. Unë dua t’ju siguroj se Franca do t’ju përkrahë dhe do të mbështesë plotësisht përpjekjet tuaja për t’u integruar në Bashkimin Europian”, shkruan shefi i diplomacisë franceze.
Kushner ka paralajmëruar se gjatë vjeshtës do të zhvillojë një vizitë në Tiranë në krye të një grupi industrialistësh francezë, për të parë mundësinë e investimeve në Shqipëri.