E ardhmja e Kosovës e vështirë, por e mundur
Ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen është i mendimit se Kosova mund të shpresojë në procesin më të shpejtë të asociimit, për arsye se në krahasim me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ka një përvojë dhjetëvjeçare në bashkëpunimin me Bashkimin Evropian.
Autoritetet e Kosovës kanë shansin që duke bashkëpunuar me EULEX-in, të përmbushin një pjesë të mirë të kërkesave nga procesi i qasjes sidomos në fushën e sundimit të të së drejtës. Pasi përkujtoi se në samitin e BE-së në Selanik para gjashtë vjetëve u porosit që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor një ditë do të bëhen anëtare të BE-së. Kjo ka të bëjë edhe me Kosovën.
"A është Kosova shtet evropian. Mendoj se përgjigja është e thjeshtë - mjafton ta shikoni hartën. A ka të ardhme evropiane? Konsideroj se kjo është e qartë. Dhe vetë fakti se BE është prezente në territorin e Kosovës është një mesazh i qartë se Unioni dëshiron ta shohë Kosovën në Evropë", është shprehur Petersen gjatë një debati në Institutin Amerikan të Paqes në Washington, njofton "Zëri i Amerikës (në serbisht).
Por kështu nuk mendon Engjëllushe Morina nga Iniciative Kosovare për Stabilitet, e cila thotë se gati është e pamundur për Kosovën që të ketë marrëdhënie konkraktuese me BE-në, meqenëse pesë anëtare të saj nuk e njohin pavarësinë Kosovës. Kosova, thotë ajo, nuk përmendet kur bëhet fjalë për procesin e liberalizimit të vizave.
"Zyrtarë të lartë të BE-së vazhdimisht na thonë se kemi perspektivë evropiane. Disa njerëz në Kosovë ndërkaq nuk e kanë parë Evropën dhe nuk e dinë se duket ajo. Ka studentë të cilët nuk e dinë se ç'do të thotë të jesh evropian, për shkak se asnjëherë nuk kanë udhëtuar në vendet evropiane", thotë Morina.
Sipas saj, në Kosovë gjithnjë e më shumë dëgjohen qëndrime antievropiane. Ndërkaq në këtë moment, thotë ajo, është përhapur mendimi se Kosova ka një trajtim të ndryshëm në krahasim me vendet e tjera të rajonit e posaçërisht me Serbinë. "Duket se asaj i është mundësuar integrimi më i shpejtë, ndërsa Kosova është bllokuar për shkak të qëndrimit të pesë anëtareve dhe nuk mund të përparojë".
Por për Petersenin integrimi i Serbisë ka kuptim, sepse "Serbia në Evropë, në paqe me veten dhe fqinjët, është kyç për stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik te rajonit". Petersen në të njëjtën kohë është i mendimir se "Bashkimi Evropian duhet të lidhë një lloj marrëveshjeje zyrtare me Serbinë, që nuk guxon të bllokojë procesin e asociimit të Kosovës nëse bëhet anëtare e BE-së. BE do të duhej deri më tani ta kishte mësuar leksionin se nuk mund të pranojë anëtare që bllokojnë hyrjen e vendeve të tjera".
Ndërkaq Daniel Serwer nga Instituti Amerikan i Paqes nuk ndan optimizmin e Petersenit. "Që Kosova të jetë e suksesshme drejt acociimit në BE, duhet të zgjidhë katër struktura drejtuese, për arsye se Brukseli nuk pranon anëtare të cilave u nevojitet EULEX-i, UNMIK-u, institucionet paralele apo Zyra Civile Ndërkombëtare". Serwer konsideron se që të sigurohet kjo duhet bërë përpjekje serioze në luftë kundër korrupsionit dhe të sigurohet në trajtim i drejtë i minoritet serb dhe të tjerëve. (qik/start)