E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Shkak janë bërë përfaqësuesit e firmës zvicerane, të cilat nuk janë paraqitur për të prezantuar planin e tyre. Eksperti zviceran kishte ardhur të mërkurën për planin, por për shkak të shtyrjes, ai është detyruar të kthehet sërish në vendin e tij.

Njëri prej këshilltarëve demokrat në këtë këshill, Ferndinand Poni tha se kjo ishte paraqitja më e keqe e një plani me rëndësi, pasi ishte menduar që plani të bëhej me anë të një video. Ai shtoi se plani duhet të prezantohet nga eksperti. Kryetari i Këshillit Sokol Dervishaj tha se plani urbanistik ishte parashikuar të bëhej me anë të një dokumentari, ide e cila është refuzuar nga anëtarët.

Mbledhja është shoqëruar me debate midis anëtarëve të “parlamentit” të Tiranës. Ende nuk vendosur se kur do të mblidhet sërish ky këshill për të diskutuar për planin urbanistik të qytetit më të madh të Shqipërisë.

Ndërkohë, sot janë prezantuar edhe dhjetë këshilltarët e rinj, të cilët kanë zëvendësur dhjetë këshiltarë, të cilët kanë marrë mandatin e deputetit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›