Italia regjistron 4.5 milionë emigrantë të legalizuar
Për herë të parë në vitin 2008, kur numri i emigrantëve u rrit me 13.4 për qind, Italia e kaloi mesataren evropiane (6.2 për qind) për numrin e emigrantëve në raport me popullsinë vendase. Emigrantët e rregullt në Itali përbëjnë afro 7.2 për qind të popullsisë vendase, që do të thotë se një ndër 14 persona është i huaj.
Në raport thuhet më tej se në vitin 2050 në Itali do të ketë më shumë se 12 milionë emigrantë, prania e të cilëve do të jetë e nevojshme për "funksionimin e vendit".
Ndërkohë, çdo vit në Itali diplomohen gjashtë mijë studentë të huaj. Pjesa më e madhe e tyre janë të destinuar për t'u bërë klasa drejtuese e vendeve të tyre të origjinës. Në raportin e Caritas thuhet gjithashtu se gjatë vitit 2008 dhe 2009 numri i nxënësve të huaj është shtuar me 7 për qind, duke arritur gjithsej në 628 937 nxënës.
Sipas raportit, në çdo 35 persona që regjistrohen në universitete, një është i huaj dhe në veçanti të huajt përqendrohen në universitetet e Romës, Bolonjës, Torinos, Firences dhe Padovas dhe kryesisht në fakultetet e ekonomisë dhe mjekësisë.
Komunitetet më të mëdha të emigrantëve që e tejkalojnë gjysmën e numrit të përgjithshëm janë: 800 mijë rumunë, 440 mijë shqiptarë, 400 mijë marokenë, 170 mijë kinezë dhe 150 mijë ukrainas. Shpërndarja më e madhe është në veri të vendit me 62.1 për qind, në qendër me 25.1 për qind dhe në jug me 12.8 për qind.