Kouchner: Plani për Veriun me siguri nuk ishte i mirë

“Nëse nuk e ka pranuar BE, nuk mund ta them të kundërtën. Plani me siguri nuk ishte i mirë.” Kështu shprehet në Beograd Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner në një intervistë ekskluzive për televizionin serb B-92 pas takimit që zhvilloi me krerët e shtetit serb duke pranuar se plani i prezantuar nga Pieter Feith për integrimin e veriut të Kosovës nuk është mbështetur nga Bashkimi Evropian ndërsa sqaron edhe situatën e shumëpërfolur nëse për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian shteti serb duhet ta pranoj pavarësinë e Kosovës.
“Nuk është kusht. është domosdoshmëri. Nuk është kusht. Nuk shkruan në asnjë letër “pranimi i Kosovës”. Ju them se për hyrje nuk ka parakushte, por të mendosh paksa në mënyrë naive se këto dy çështje nuk janë të ndërlidhura, se mund të anëtarësohesh në BE pa çështjet e pazgjidhura rreth kufirit ose konfliktit të vjetër në territorin tënd, mendoj se kjo është e pamundur”, thekson Kouchner duke përsëritur se ishte Franca ajo që e ndihmoi shumë Serbinë, me theks të veçantë në rrugën e saj evropiane, duke ndikuar tek miqtë e saj në Evropë për Marrëveshjen kalimtare, liberalizimi i vizave dhe aplikimin për të kandiduar pranë Komisionit Evropian.
"Shkurt, Serbia është para portës së Bashkimit Evropian dhe Franca beson se e ardhmja e Serbisë është që të jetë në mesin tonë, në BE,” thekson shefi i diplomacisë evropiane duke ripërsëriutr se Franca është mike e Serbisë dhe se miqt duhet të jenë të sinqertë dhe të drejtëpërdrejtë, ndërsa përfundon: ”Mardhëniet me Kosovën duhet të jenë me të thjeshta, me bazë miqësore dhe më pak të tensionuara, gjë e cila do të lehtësoj të ardhmen e Serbisë në BE.”
Agim Popoci Azhornuar së fundi ( e martë , 02 mars 2010 )