KESH dhe KEK-u thellojnë bashkëpunimin
Për këtë arsye, drejtori i përgjithshëm i KESH-it, z. Muharrem Stojkun me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar një takim me kreun e KEK-ut në Kosovës.
“Tashmë dy Korporatat funksionojnë si një e vetme dhe takimi i punës ka shërbyer për të ripërtërirë zotimin dhe marrëveshjen që funksionimi i tillë do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim. Ky bashkëpunim do të ndihmojë edhe më tej në realizimin më të lehtë të planit të prodhimit të energjisë elektrike dhe ofrimin e një shërbimi gjithnjë e më të mirë për konsumatorin”, tha burime nga Korporata e Kosovës.
Në takim po ashtu u arrit një marrëveshje që brenda një periudhe të shkurtër kohore të ftohtë një takim rajonal i kompanive energjetike, për të ndërtuar një bashkëpunim edhe më të afërt dhe më domethënës në mes të vendeve fqinje në fushën e energjetikës.
Gjithashtu, të dy Korporatat në fund të muajit prill dhe fillim të muajit maj të këtij viti në Tiranë do jenë nikoqire të një forumi ndërkombëtar mbi energjetikën, ku në prani të shumë ndërmarrjeve të njohura rajonale dhe evropiane do të diskutohet mbi mundësitë që ofrojnë të dy shtetet tona në fushën e energjetikës.