E Diel, 1 Nëntor 2026

Kusht permiresimi i raporteve me Kosoven - Serbia dhe statusi i vendit kandidat

Duket se per Serbine erdhi shperblimi Pasi qeveria serbe e ka vene ne jete reformen ne drejtesi ka ndryshuar ligjin per zgjedhjet dhe ka derguar ne Hage te shumekerkuarit per krime lufte Ratko Mlladic dhe Goran Hadxhic - pret tanime statusin e kandidatit per ne Bashkimin Evropian. Ky do te vijoje nga percaktimi sa me shpejt i nje date per fillimin e bisedimeve te anetaresimit. Shpresa per nje raport pro Serbise eshte realisteishte shprehurEduard Kukan kryetar i komisionit te Evropes Jug-lindore ne Parlamentin Evropian. Jam shume i sigurte qe me kete raport do te jepet edhe rekomandimi qe Serbia te marre statusin e vendit kandidat. Dhe po qe se do te kete me shume do ta pershendesja kete. Nuk ka rendesi se cfare kriteresh vendosen Serbia ka arritur shume gjera pozitive ne rrugen e saj drejt Evropes.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tadic takohet me Flen ne Beograd

Kosova po i kthehet Serbise ne pengese

Megjithate zhvillimet pozitive te marredhenieve te Serbise ne Bashkimin Evropian kane marre nje goditje pas tensionimit te situates ne Veriun e Kosoves. Muajt e fundit ka shperthyer here pas here dhuna ne Veri e ndezur nga konflikti kufitar dhe nje lufte tregtare mes Serbise dhe Kosoves.

Qeveria serbe tanime kembengul qe duhet te zgjidhen problemet ne veriun e Kosoves pastaj te vazhdoje dialogu i filluar per permiresimin e marredhenieve dypaleshe. Kosova dhe BE e kane refuzuar kete qendrim. Dialogu aktualisht eshte i bllokuar.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Trazia ne veri

Politika ne Kosove duhet te fitoje besimin e te gjithe qytetareve

Nese ky bllokim do te ktheje hapa mbrapa perpjekjet e Serbise ne rrugen drejt BE-se shprehet edhe ministri i Jashtem italian Franco Frattini. Italia do ta mbeshtese pa dyshim kandidaturen e serbise. Sigurisht ka pasur disa probleme por ne shpresojme qe negociatat te vazhdojne. Ky nuk eshte kusht per statusin e kandidatit por kjo do ta permiresonte atmosferen.

Perkunder kesaj kancelarja gjermane Angela Merkel gjate vizites ne Beograd ne gusht deklaroi se dialogu me Kosoven duhet te vazhdoje dhe duhet te arrihen rezultate konkrete po qe se Serbia do ta marre statusin e vendit kandidat. Kjo nuk do te jete e lehte.

Ministri i Jashtem suedez Carl Bildt krahas pergjegjesise per autoritetet serbe shton se edhe qeveria ne Kosove ka pjesen e saj te pergjegjise. Autoritetet ne Prishtine nuk ia kane dale te fitojne besimin e qytetareve ne Veriun e Kosoves. Ne fund te fundit ata duhet ta arrijne kete ne Kosove te fitojne besimin e te gjithe qytetareve.

Autor Marina Maksimovic/Lindita Arapi

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›