E Diel, 1 Nëntor 2026

Kembim te burgosurish - Ushtari i rrembyer izraelit Gilad Shalit do te lirohet

Gilad do te kthehet ne shtepi ne familjen e tij tek populli i tij. Sic thone te paret tane Kushdo qe shpeton nje shpirt ne Izrael shpeton me kete nje bote te tere. Sonte ne mbremje une i paraqita qeverise nje propozim per shpetimin e Gilad Schali-tit i cili me ne fund pas pese vjetesh eshte i lire dhe ktheht ne shtepine e tij ne Izrael deklaroi kryeministri izraelit.

Te afermit e viktimave te atentateve terroriste protestojne

Benjamin Netanjahu beri te ditur lajmin per kembimin e te burgosurve. Te afermit e viktimave nga sulmet terroriste palestineze kishin protestuar ne menyre te vazhdueshme kunder kesaj qe thuhej tani per lirimin e vrasesve te njerezve te tyre te afert.

Ne takimin e kabinetit izraelit u votua po ashtu per kembimin e te burgosurve. 26 ministra votuan pro tre u deklaruan kunder nder to edhe ministri i Jashtem Avigdor Liebermann. Negociuesit izraelite kishin rene dakort me pare me Hamasin islamik qe ne kembim te lirimit te ushtarit izraelit Gilad Shalit te liroheshin me shume se 1000 te burgosur palestineze. Ne hapin e pare do te liroheshin 450 persona. 280 nga ata jane denuar me burgim te perjetshem.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Marshim proteste per lirimin e Ghilad Shalitit korrik 2010.

Shefi i sherbimit te brendshem sekret izraelit Yoram Cohen paraqiti hollesite e shkembimit. Pas vendimit duhet qe 110 te burgosur palestineze te kthehen ne vendlindjen e tyre ne Jordanin perendimor dhe ne Jeruzalemin lindor. 131 banore te Rripit te Gazes do te largohen per ne Gaza. 203 nga Bregu i Jordanit Perendimor me prejardhje palestineze nuk do do te kthehen ne shtepiat e tyre por duhet ne Gaza ose jashte vendit. Gjithashtu do te lirohen edhe gjashte arabe izraelite.

Izraeli eshte angazhuar qe ne pjesen e dyte te kontigjentit te kembimit te te burgosurve te liroje brenda dy muajve te ardhshem 550 te burgosur te tjere. Te pakten tre udheheqes kryesore te Hamasit nga Bregu Perendimor nuk do te lirohen deklaroi shefi i sherbimit sekret Cohen.

Ata jane te pergjegjshem per sulmet vdekjeprurese ndaj civileve izraelite. Po ashtu Marwan Barghouti nje udheheqes i njohur i partise Fatah sipas informacioneve izraelite nuk do te lirohet tani.

Kushte te rrepta per te liruarit

Per te liruarit do te kete kushte te rrepta Gjysma e te burgosurve qe kthehen ne Bregun Perendimor nuk duhet te largohen nga kjo zone disa te tjere do te jene te lire te levizin vetem brenda nje qyteti.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Noam Schalit babai i ushtarit te rrembyer izraelit Gilad Shalit.

Kryeministri Netanjahu tha se ai nuk e di nese ne nje te ardhme te afert do te kishte qene e mundshme nje marreveshje me e mire me Hamasin. Netanjahu falenderoi ndermjetesuesin gjerman Gerhard Conrad nga sherbimi sekret gjerman. Conrad ishte perpjekur prej vitesh per shkembimin e te burgosurve. Ne raundin e fundit te bisedimeve qe u zhvilluan dite me pare ne Kajro palet kerkuan ndihmen e tij.

Noam Shalit babai i ushtarit izraelit Gilad Shalit tha pas vendimit te kabinetit qeveritar tha se lirimi i djalit te tij vjen pas pese vjetesh pas 1935 ditesh dhe netesh. Me pas ai falenderoi qeverine per vendimin e guximshem.

Autor Sebastian Engelbrecht / Mimoza Kelmendi

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›