Ekstremitetet e motit, FAO jep alarmin për krizë ushqimore

Ekstremitetet e motit kanë detyruar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin të japë alarmin për mundësinë e përsëritjes të një krize të ushqimit. “Çmimet globale të ushqimit u rritën ndejshëm në muajin korrik për shkak të motit të egër dhe mund të rriten edhe gjatë muajve në vijim, cka rrit dhe rrezikun e një krize ushqimore të ngjashme me atë të viteve 2007-`08",- theksoi Agjencia e Kombeve të Bashkuara
“Shirat e parakohshme në Brazil, thatësira në SHBA dhe vështirësitë e prodhimit në Rusi çuan në protesta”-, tha FAO-ja. Çmimet e ushqimeve u rritën me 6% në korrik nga muaji qershor, pasi kishin rënë tre muaj rrjesht.
FAO-ja thotë në raport se çmimet e drithërave u rritën 17%, të sheqerit 12% pasi shirat kanë penguar prerjen e kallamsheqerit në Brazil, prodhuesi më i madh në botë i tij.
Nga ana tjetër musonet e vonuara në Indi dhe shirat e varfëra në Australi kontribuan në rritjen e çmimeve. Çmimi i orizit dhe qumështit ishte i pandryshuar edhe pse mishi ra 1.7% për shkak të një rënieje të çmimeve të derrave.
Indeksi i FAO-s që mat muaj pas muaji çmimet e produkteve bazë të shportës ushqimore si drithëra, vaj, qumësht, mish dhe sheqer, e vlerësoi me një mesatare prej 213 pikësh çmimet e shportës për muajin korrik çka do të thotë 12 pikë më lart se muaji qershor.
Niveli i korrikut mbetet megjithatë nën rekordin prej 238 pikësh të shënuar në shkurt të vitit 2011, por është në të njëjtat nivele me ato të krizës së ushqimit në vitin 2007-`08.
Një krizë ushqimi shpërtheu rreth 5 vjet më parë për shkak të rritjes së çmimit të grurit në tregje e në shumë vende të Afrikës dhe Azisë u shoqërua dhe me trazira të dhunshme.