Kushtet e opozites Ndryshoni rregulloren e kuvendit

Opozita nuk do të vendosë kushte në parlament për rregulloren e kuvendit. Nëse drafti për ndryshimin e rregullores që partia Socialiste propozoi një ditë më parë merr kundërshtimin e demokratëve, socialistët deklarojnë se do të vijojnë të propozojnë nisma të tjera në parlament në funksion të forcimit të demokracisë dhe qytetarëve, deklaroi Mimi Kodheli, teksa prezantoi një tjetër draft ligjor të PS-së që parashikon heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë dhe ilaçet.
“Ne në parlamentin shqiptar nuk kemi për të vënë kushte. Në parlamentin jemi për të përcjellë pikë së pari, zërin e njerëzve që përfaqësojmë, jemi me detyrimin kushtetues për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe padyshim që kjo fillon edhe me mungesën e demokracisë edhe në vendin ku demokracia duhet të jetë më shumë se kudo, siç është parlamenti apo dhe me një nismë siç është heqja e tvsh-së për produktet bazë ushqimore”-tha Kodheli.
Drafti ligjor që socialistët i propozojnë qeverisë ka të bëjë me lehtësimin nga barra fiskale të bukës, qumështit,vezës dhe ilaçeve. Në sqarim të këtij drafti nënkryetarja e komisionit të ekonomisë tha se TVSH për këto ushqime bazë të përdorshme nga çdo familje shqiptare merr gjysmën e buxhetit të tyre. Ndërsa për këto produkte PS propozon heqjen e TVSH-së, për pjesën tjetër të ushqimeve bazë propozon përgjysmim, duke i kërkuar qeverisë që të ardhurat nga TVSH të gjejë mundësinë t’i marrë në të tjera forma, të cilat i specifikoi.
“Mund të gjejë para për të mbushur arkën bosh të buxhetit të shtetit tashmë, duke parë se çfarë evazioni fiskal ndodh në Shqipëri, duke parë se sa keq manaxhohen financat publike duke kërkuar para në të gjitha aferat korruptive me të cilat ne përballemi përditë për shkak të kësaj keq qeverisje, kështu që mendoj se do të ishte lehtësisht e thjeshtë për t’u pranuar si nismë nga ana e maxorancës”, theksoi Kodheli.
Drafti i socialistëve për heqjen e TVSH-së për ushqimet dhe ilaçet do të paraqitet prej tyre javën që vjen në kuvend.
Rovena Moçka