E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre dege te reja ne Universitetin e Vlores Ismail Qemali

Në universitetin e Vlorës Ismail Qemali kanë fituar të drejtën e stiudimit për këtë vit akademik 3500 studentë të rinj. Risi përbën çelja e tre degëve të reja të studimit në histori-gjeografi, kontabilitet dhe marketing për të cilat interesi i aplikantëve ka qenë në rritje. Departamenti i deritanishëm i infermierisë në këtë fakultet tashmë është riorganizuar dhe do të quhet fakulteti i shëndetit publik falë riorganizimit të programeve studimore.

“Para një jave është konsideruar këshilli i profesorëve, këshillii ri që ka përcaktuar qartë të gjitha kriteret që duhet të plotësojë një kandidat për ndekjen e këtyre studimeve. Ne kemi një numër studentësh që duhet të pranohen, rreth 30. Kuptohet që do të zgjidhen më të mirët që do të vazhdojnë studimet për doktoraturë dhe nuk është e thënë që patjetër duhet të plotësohen kuotat”, tha Albert Qarri, rektor i Universitetit të Vlorës.

Pas mungesave të krijuara në stafin pedagogjik të departamentit të matematikës, tashmë studentët me rezultate të larta do të kenë mundësinë të ndjekin studimet në ciklin e tretë të doktoraturës në Universitetin e Vlorës.

“Ministri i arsimit ka miratuar rihapjen e fakultetit të shëndetit publik, dhe u bë riogarnizimini programit të studimit duke hapur programe të reja studimi dhe në ciklin e dytë infermier-patolog, infermier-kirurg dhe infermier-pediatër”, theksoi Qarri.
 
Problemet me ambjentet e reduktuara sipas rektorit Qarri do të zgjidhen me anë të një organizimi të mirë të orëve të mësimit me turne pa cënuar procesin mësimor.

Festim Llanaj        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›