Ngjela per shtetesine Kushtetuesja rrezoi Berishen

"E përshëndes vendimin e gjykatës Kushtetuese duke theksuar se në gjithë këtë peshë të rëndë antikombëtare të ushtruar nga kryeministri Sali, shqiptarët panë se nëpër institucionet e tyre dhe në më kryesoret, paska ende shpirt patriotik. Ky duhet të jetë optimizëm sepse sot po shitet gjithçka. Më lejoni të theksoj që fqinjët e Shqipërisë të jenë aq seriozë sa të mos u kërkojnë shqiptarëve ato akte që vetë i kanë konsideruar antikushtetuese"-tha Spartak Ngjela, kryetar i partisë Ligj e Drejtësi.