E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli me kongresmenet mbeshtetje per reformat ne Shqiperi

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka marrë në Uashington vlerësimet dhe mbështetjen e kongresmenëve amerikanë për reformat në Shqipëri. Ajo u takua me zëvendës-ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit Filip Riker, i cili ndër të tjera vuri në dukje edhe kontributin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s.

Një takim tjetër i kryeparlamentares Topalli ishte ai me kongresmenët Eliot Engëll dhe Zhan Shmid të cilët vlerësuan progresin e bërë nga Shqipëria. Zonja Topalli u prit në Capitol Hill nga stafi i ngushtë i Kryetarit të Kongresit Amerikan Xhon Bener, përkatësisht me shefin e stafit Berri Xhekson dhe Këshilltarin për Politikën e Jashtme, Xhen Stjuart.

Ata e njohën kryeparlamentaren Topalli me faktin se në Kongresin Amerikan nuk ekziston vota e fshehur, as per gjyqtarët, as për Kryetarin e kongresit dhe për asnjë ligj tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›