Kushtet per studimet e pjesshme percaktohen nga vete fakultetet
Anilejda Shembitraku - Regjistrimet per ne sistemin e korrespondences pritet te fillojne pas dy javesh. Pas aprovimit te kuotave pak dite me pare nga Keshilli i Ministrave universitetet presin udhezimin e Ministrise se Arsimit per te nisur nga regjistrimet nga shpallja e kritereve dhe perzgjedhja e studenteve. Kuotat e miratuara nga Keshilli i Ministrave jane te ndara edhe ne grupe sipas kategorive speciale te shtresave te caktuara shoqerore si te verbrit femijet e policeve te rene anetaret e komunitetit rom etj.
Udhezimi
Sipas Ministrise se Arsimit dhe te Shkences pritet qe pergatitja e udhezimit dhe dergimi ne institucionet e arsimit te larte do te behet brenda 10 diteve e me pas do te nise edhe shpallja e kritereve. Vendosja e kushteve per pranime behet nga vete fakultetet. Aplikantet qe deshirojne te ndjekin studimet me kohe te pjesshme ne nje program te dyte studimi e fitojne kete te drejte sipas kritereve te percaktuara nga vete institucionet publike te arsimit te larte e te bera publike paraprakisht. Dokumentet qe duhet te behen gati jane deftesa e noterizuar certifikata e lindjes dy fotografi mandatarketimi i pageses vertetim banimi kerkese per te studiuar ne fakultetin e deshiruar.
Kushtet
Universiteti i Tiranes edhe kete vit do te pranoje studente kryesisht duke bere perzgjedhjen nga mesatarja. Nga ana tjeter te gjithe studentet qe kane perfunduar nje fakultet por duan te ndjekin nje te dyte duhet te regjistrohen prane sekretarive njesoj si ata qe do te ndjekin korrespondencen. Cdo shqiptar i cili ka perfunduar shkollen e mesme dhe zoteron deftese pjekurie apo cdo diplome tjeter studimi te fituar brenda ose jashte vendit te barasvlershme me te ka te drejte te aplikoje per studimet me korrespondence. Ne fazen e pranimeve ne sistemin part-time nuk do te pranohen kandidate te cilet vazhdojne njekohesisht dege tjeter studimi duke kerkuar keshtu te shmanget precedenti i viteve te kaluara. Ky rregull do te vleje edhe per kandidatet qe do te regjistrohen ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te pjesshme ne nje program te dyte studimi te cilet pervec dokumenteve te percaktuara do te dorezojne ne sekretarite mesimore edhe diplomen e leshuar nga nje institucion i arsimit te larte ose fotokopje te saj te noterizuar ose diplome tjeter studimi te fituar jashte vendit te vleresuar te barasvlershme me te.
Dokumentet
Dokumentet e nevojshme te pranimit qe detajohen me udhezimin perkates te ministrit te Arsimit jane
1- Diploma e shkolles se mesme certifikate personale me fotografi.
2- 2 fotografi dhe mandati i arketimit te tarifes se regjistrimit.
3- Ne qofte se kandidati fitues nuk ka deftese pjekurie origjinale duhet te paraqese dublikate te defteses se pjekurise te leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme dhe te vertetuar ne Drejtorine Arsimore Rajonale/ Zyra Arsimore perkatese.
Rast i vecante jane kandidatet qe do te regjistrohen ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te pjesshme ne Akademine e Edukimit Fizik e Sporteve ne Tirane. Pervec dokumentacionit ata duhet tu nenshtrohen konkurseve te pranimit te vendosura nga ky institucion per pranimet ne studimet e ciklit te pare me kohe te pjesshme te percaktuara dhe te bera publike paraprakisht. Sipas te dhenave kriter per pranimin e studenteve do te jete vetem pasja e diplomes se shkolles se mesme. Ne rast se do te kete me shume aplikime sesa eshte kuota e regjistrimit atehere do te jete nota mesatare e shkolles se mesme kriteri vendimtar qe do te percaktoje fituesit.
Mundesia e fundit per maturantet
Pritet qe te kete nje faze te katert regjistrimesh per te realizuar kuotat ne universitete
Kuotat e parealizuara ne fazen perfundimtare te fituesve nuk do te digjen. Kjo do te thote qe do te kete nje tjeter shans per kandidatet per studente qe nuk e lexuan numrin e identifikimit ne asnje prej listave te pranimit ne fakultetet e vendit. Vetem dy dite me pare ne mbledhjen e qeverise u miratua vendimi per rishperndarjen e kuotave te mbetura bosh. Ne te thuhet se vendet vakante do te rishperndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ne baze te propozimeve te institucioneve publike te arsimit te larte. Shperndarja e kuotave do te realizohet nepermjet plotesimit te formularit te ri te aplikimit qe quhet A3.
Plotesimi
Kete formular do te kene te drejte ta plotesojne vetem ata kandidate qe kane plotesuar formularin A2 dhe qe nuk figurojne te regjistruar ne asnje program studimi edhe pas mbylljes se fazes perfundimtare te regjistrimeve. Kandidatet qe do te vendosin te plotesojne formularin A3 do te kene ne dispozicion me pak kohe sec kishin per plotesimin e A2-shit. Te pakten keshtu kane pohuar burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Sipas MASH-it ky afat kohor do te jete me i shkurter per te mos humbur kohe dhe qe kandidatet qe do te shpallen fitues te mos mbeten mbrapa duke qene se viti i ri akademik ka nisur me 11 tetor. Nese ne formularin A2 ishte lene nje hapesire per te shenuar mesataren e kater viteve te shkolles se mesme ne ate A3 nuk do te ekzistoje nje hapesire e tille. Kjo per shkak se ata qe kane plotesuar formularin e pare e kane bere kete mbishkrim per pasoje kjo shifer nuk eshte e nevojshme te perseritet.
18 Tetor 2010