E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e mbetjeve qe do te importohen



Anilejda Shembitraku - Gazeta Albania boton listen e mbetjeve qe do te importohen nga vendi yne me qellim riciklimin dhe perpunimin. Kjo eshte lista qe ka miratuar Keshilli i Ministrave me 13 tetor te ketij viti. Edhe pse blerja e mbetjeve nga jashte eshte kundershtuar nga opozita e vitit 2004 dhe nga kryetari i saj Sali Berisha sot situata ka ndryshuar. Ne lidhje me mundesine e pengimit qe importi i mbetjeve nga jashte mund ti shkaktoje infrastruktures se brendshme te menaxhimit te mbetjeve dhe ngjashmerise me projektvendimin e vitit 2004 Bino ka theksuar se leja qe jepet eshte vjetore dhe do te kete nje sistem kontrolli. Ministria e Mjedisit kontrollon fabriken per kapacitetet perpunuese vjetore te saj. Po ashtu do te kete edhe kontroll te doganave.

Vendimi
Zevendesministri i Mjedisit Bino ka deklaruar se vendimi i marre nga Keshilli i Ministrave eshte mbeshtetur ne vendimin e Keshillit te Ministrave te vitit 2003 Per miratimin e rregullave dhe procedurave per importimin e mbetjeve per perdorim perpunim e riciklim ne VKM-ne e 18.02.2005 Per miratimin e katalogut shqiptar te klasifikimit te mbetjeve dhe ne listen B te Konventes se Bazelit konvente ne te cilen Shqiperia eshte pale qe prej me shume se 10 vitesh. Bashkia e Tiranes bashkia me e madhe e vendit dhe prodhuesja me e madhe e plehrave ne vend ofron 0 mundesi riciklimi. Kjo bashki e drejtuar sot nga vete Edi Rama nuk ka marre asnje nisme per te mbeshtetur industrine e riciklimi apo kete dege te ekonomise se gjelber - ka deklaruar zevendesministri i Mjedisit.

Shoqatat
Shoqatat e Mjedisit vazhdojne te protestojne kunder ketij vendimi te qeverise. Permes nje deklarate e kane cilesuar te papranueshem kete vendim te Keshillit te Ministrave. Shqiperia nuk mundet per shume arsye te pranoje importin e plehrave nga Europa. Eshte nje vazhdimesi e projektit te 2004-s dhe ne nuk do te donim qe qeveria e 2010-s te ishte ne kete linje. Ne do ta kundershtojme kete gje - thone perfaqesues te Shoqates se Mjedisit. Ambientalistet kane deklaruar se do te kundershtojne kete vendim i cili bie ndesh me strategjine e qeverise per ta zhvilluar Shqiperine si nje vend turistik.

Riciklimi
Bino Nisma mbeshtet ekonomine e gjelber nuk e ndot Shqiperine

Zevendesministri i Mjedisit Taulant Bino ne nje konference per shtyp dje u eshte pergjigjur akuzave te bera nga kryetari i PS-se Ei Rama ne lidhje me vendimin e Keshillit te Ministrave Per listen e lendeve qe lejohen te importohen per qellime perdorimi riciklimi e perpunimi. Bino ka deklaruar se ne ndryshim nga vendimet e vitit 2004 nuk behet fjale per incenerator te plehrave sic propozonte dikur opozita e sotme por per lende te para qe do te perdoren nga industria ricikluese per prodhim te produkteve te reja. Ky vendim eshte ne mbeshtetje te MSA-se dhe perafron kuadrin tone ligjor me ate europian. Vendet e BE-se kane te miratuar sot nje liste qe quhet lista e gjelber ose lista e produkteve te pastra qe lejohet te qarkullojne per qellime riciklimi. Nepermjet ketij akti ne kemi bere te mundur qe keto produkte te hyjne dhe ne Shqiperi dhe sidomos te dalin nga Shqiperia pa barriera doganore - ka deklaruar zevendesministri. Ai ka theksuar se sot kemi ne Shqiperi nje industri ricikluese te zhvilluar e te afte per te ricikluar mbi 6000 tone lende te pare perfshire letren aluminin plastiken etj.

Lista
Mbetjet e Listes se gjelber

1- Mbetje te metaleve dhe aliazheve te metaleve ne trajte metalike jo te shperbere
2- Mbetje me permbajtje metali te dala nga shkrirja ngurtesimi dhe rafinimi i metaleve
3- Mbetje qe permbajne metale
4- Mbetje nga operacionet ne miniera keto mbetje duhet te jene ne trajte jo te shperbere
5- Mbetje qelqi ne trajte jo te shperbere
6- Mbetje qeramike ne trajte jo te shperbere
7- Mbetje qe permbajne kryesisht perberes inorganike te cilet mund te permbajne metale dhe materiale organike
8- Mbetje plastike te ngurta
9- Mbetje te letres te kartonit dhe produkteve te letres
10- Mbetje tekstile
11- Mbetje te patrajtuara te tapes dhe drurit
12- Mbetje te industrise agro-ushqimore
13- Mbetjet e krijuara nga regjia perpunimi dhe perdorimi i lekures
14- Mbetje me perberes kryesisht organike te cilat mund te permbajne metale dhe materiale inorganike.

Lista e Konventes se Bazelit
1- Mbetje metalike dhe mbetje me permbajtje metali
2- Mbetje qe permbajne kryesisht perberes inorganike te cilet mund te permbajne metale dhe materiale organike
3- Mbetje qe permbajne kryesisht perberes organike qe mund te permbajne metale dhe materiale inorganike
4- Mbetje qe mund te permbajne edhe perberes organike edhe inorganike.

18 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›