Raporti: Zgjedhjet e 8 majit i përmbushën standardet Rozeta Rapushi
Zgjedhjet lokale te 8 majit, i plotesuan standardet e kerkuara nga Bashkimi Evropian. Ky vleresim u dha dje ne raportin perfundimtar te bere publik nga Unioni Shqiptar per Cilesine e Jetes (ALQU) mbi procesin zgjedhor te 8 majit. Sipas ketij raporti, zgjedhjet lokale ishin konkurruese dhe transparente. "Pavaresisht nje atmosfere polarizimi dhe mungese besimi ndermjet partive ne pushtet dhe opozites, keto zgjedhje ishin me te mirat te realizuara deri tani ne Shqiperi. Vlen te theksohet se diten zgjedhore, votimi u krye relativisht mire, edhe pse kishte veshtiresi procedurale, megjithese procesi i numerimit u vonua ne shume zona", thuhet ne konkluzionin e raportit te vezhguesve. Vezhguesit vendore kane vleresuar pozitivisht vendimin e KQZ-se per te numeruar votat e hedhura ne kutite e gabuara dhe per t`i perfshire ato ne tabelat permbledhese perfundimtare.
Sipas vezhguesve, pjesemarrja ne votime tregoi dukshem nivelin e kultures demokratike dhe pergjegjshmerise se elektoratit shqiptar per te shprehur vullnetin e tij per nje qeverisje perfaqesuese ne nivel lokal. Po keshtu ata theksojne se sjellja e forcave te rendit ne plotesim te detyrimeve te tyre ligjore gjate te gjithe procesit zgjedhor ishte nje zhvillim i metejshem pozitiv per realizimin e standardeve te zgjedhjeve. "Pavaresisht ndonje mangesie qe kishte te bente me plotesimin e kerkesave teknike te procesit zgjedhor, votimet e 8 Majit 2011 i konsiderojme si nje zhvillim pozitiv ne kuader te perpjekjeve te shoqerise shqiptare per realizimin e standardeve ne proceset zgjedhore", vijon raporti. Ne te permendet fakti se lista e zgjedhesve shenoi permiresime te metejshme ne pastrimin e saj nga personat e dubluar apo te vdekur dhe se media ka dhene nje pasqyrim te gjithanshem dhe te plote te fushates zgjedhore. Po keshtu vleresime mori policia e shtetit, qe sipas vezhguesve ka treguar profesionalizem dhe korrektesi ne permbushjen e detyrave te saj. "Funksionimi i KQZ dhe i gjithe komisioneve te niveleve te dyta dhe te treta te administrimit zgjedhor, ne menyre te hapur dhe bashkepunuese me vezhguesit vendore, median dhe vezhguesit nderkombetare, rriti cilesisht nivelin e transparences ne teresine e procesit zgjedhor", theksohet ne raport. ALQU eshte krijuar si nje bashkim vullnetar i individeve dhe organizatave jo-fitimprurese per vezhgimin e procesit te votimit, numerimit te votave dhe nxjerrjes se rezultateve. Ai aktivizoi rreth 1500 vezhgues ne qendrat e votimit dhe vezhgues ne Vendet e Numerimit te Votave. Vezhguesit e ALQU gjate gjithe dites se zgjedhjeve ishin te pranishem ne qendrat e votimit te te gjitha bashkive dhe ne te gjitha komunat me te medha te vendit.
Problemet
Parregullsite e konstatuara
Ne nje numer qendrash votimi ne mbare vendin, hapja e procesit te votimit u be me vonese si pasoje e mungeses se bazes se nevojshme materiale ne qendrat e votimit, mungesa e regjistrit te posacem te gjendjes civile, mungeses se kodeve te sigurise, mos paraqitjes se komisionereve, etj.
Ngjyrat e papershtatshme te fleteve te votimit dhe e shenjave dalluese te kutive, sidomos ne Tirane, cka shkaktuan konfuzion tek votuesit ne hedhjen e fletes se votimit ne kutite respektive.
Gjate ketyre zgjedhjeve nuk jane verejtur raste te ndryshimit te vendndodhjes se qendrave te votimit ne momentet e fundit, cka mund te shkaktonte coroditje te votuesve.
Njekohesisht krahasuar me 2007, nuk jane verejtur diferenca te medha ne shperndarjen e numrit te votuesve nga njera qender ne tjetren.