Kushtetuesja Jorgaqi Nuk kam paguar tatimet si avokate
Nuk kam paguar asnjehere detyrime tatimore per licencen e avokatise sepse asnjehere nuk e kam ushtruar ne menyre te mirefillte kete profesion. Keshtu u eshte pergjigjur ligjvenesve kandidatja per Gjykaten Kushtetuese Edlira Jorgaqi. E pyetur per partneritetin e saj ne studion Cifligu-Jorgaqi-Hoxha-Salati gjate periudhes 2006-2008 ajo ka pohuar Kjo studio ligjore nuk eshte ne kushtet e partneritetit qe kerkon organizimi i nje zyre avokatore ne kuptim te ligjit per avokatine. Termi studio dhe partneriteti ka qene thjesht per faktin se behej fjale qe edhe tre kolege te tjere ushtronin aktivitetin ne te njejtin ambient. Nuk ka qene ne pushtetet e partneritetit mirefilli te zyres avokatore as ne kuptimit te ligjit per shoqeri tregtare. Forma qe permend perdoret sot disa avokate ushtrojne aktivitetin ne te njejtin ambient - tha ajo. E dekretuara e Presidentit ka dhene shpjegime edhe nese largimi i saj nga Ministria e Drejtesise eshte bere para apo pas nje auditi te Keshillit te Ministrave te vitit 2005 ku vleresoheshin negativisht vleresimet e saj per dy vendime qeverie. Auditi ka bere nje kontroll dhe ka konstatuar se veprimi juaj eshte ne kundershtim me ligjin. Pra keto akte kane qene ne kundershtim te hapur me kuadrin ligjor ndersa ju keni thene se keto akte jane ne perputhje me legjislacionin - deklarua ligjvenesi demokrat Eduard Halimi. Duke sqaruar se keto dy vendime kishin te benin me zgjerimin e kapaciteteve ne fabriken e cimentos Fushe-Kruje Jorgaqi sqaroi se nuk ka qene ne dijeni te ketij raporti te auditit por shtoi se ne lidhje me kete vleresim ajo dhe dy kolege te saj kane dhene shpjegime para dy zevendesministrave te kohes. E pyetur per cilesimin e ligjit Antimafia si kufizim te lirive dhe te drejtave te njeriut dhe jo ne harmoni me legjislacionin shqiptar Jorgaqi shpjegoi se mendimi i percjelle prej saj ka qene rezultat i vleresimeve te nje grupi pune te ngritur nga Prokuroria e Pergjithshme. Ajo shtoi se drafti i mberritur ne prokurori ne ate kohe ndryshon mjaft me draftin perfundimtar te miratuar ne Kuvend. Pas seances degjimore me Jorgaqin i fundit ne radhe eshte Ardian Leka. Seanca degjimore me te eshte caktuar per diten e merkure.