Tryeza e partive Berisha e therret Rama shmanget

Reforma zgjedhore ftese per kreret e grupeve parlamentare. Berisha Pergjegjesia e Rames nese pengon tryezen.
Pasi opozita nuk pranoi oferten per te bere ajo propozimet e nderhyrjeve ne Kodin Zgjedhor Kryeministri Sali Berisha lajmeroi dje se diten e premte ne oren 1100 do te therrase tryezen e partive politike. Ne kete menyre mazhoranca nis punen per reformen e re elektorale nje zhvillim qe dukshem nxitet nga ngushtimi i afateve drejt mbajtjes se zgjedhjeve lokale te majit 2011. Kjo oferte ka gjetur refuzimin konstant te udheheqjes se PS-se. Atehere ne do te therrasim tryezen e forcave politike te fillojme nga puna. Ne jemi te angazhuar te nisim punen me vullnetin qe nga fundi i ketij sesioni ato rekomandime te mund te votohen. Nese PS nuk deshiron te votoje apo do te sjelle te vetat ne i mirepresim - u shpreh Berisha.
Publikimin e kesaj nisme z. Berisha e shoqeroi edhe me nje kronologji te ofertave te vazhdueshme te mazhorances drejtuar lidershipit te PS-se per nje reforme e cila ne thelb te saj do te bazohej ne rekomandimet dhe amendimet e propozuara nga opozita oferta qe u refuzuan ne menyre konstante sic tha Kryeministri. Duke e cilesuar oferten e mazhorances per opoziten si unike Berisha theksoi se tani ka ardhur koha te therritet tryeza e forcave politike per te nisur punen per reformen. Tryeza e partive do te organizohet te premten ne oren 1100. Uroj qe Rama te mos e pengoje grupin e vet te marre pjese ne kete proces te rendesishem - u shpreh z. Berisha. Megjithate kreu i mazhorances deklaroi se pergjegjesia do te jete e Edi Rames nese ai do te pengoje ne realizimin e kesaj reforme. Refuzimi i tij vertete mund te duket se te jep nje dicka ne dore po ne menyre absolute te kthehet kunder. Te jep dicka ne dore sepse mund te besh qe te tjeret te thone qe shqiptaret sbene reforma. Nese gjen ndonje qe thote se ben reformen po do jene te shumte ata qe do thone qe reformen e pengojne per qellime te caktuara teresisht jodemokratike - theksoi z. Berisha. Kryeministri siguroi se mazhoranca eshte e vendosur ti shkoje deri ne fund ketij angazhimi duke vendosur si afat fundin e ketij sesioni parlamentar per te miratuar amendimet ne Kodin Zgjedhor. Lidhur me fatin e reformes zgjedhore eshte shprehur e shqetesuar edhe Prezenca e OSBE-se ne Tirane nepermjet ambasadorit te saj Eugen Wollfarth. Pas nje turi te gjere takimesh qe perkuan me emerimin e tij ne kete detyre ambasadori Wollfarth u kujtoi forcave politike se eshte thelbesore qe pergatitjet per zgjedhjet vendore te 2011-s te fillojne sa me shpejt dhe se ato duhet te jene ne perputhje me rekomandimet me te fundit te OSBE/ODIHR-it.
Por zgjedhjet do te behen me kodin aktual nese amendamentet qe do te hartohen nuk do te marrin votat e opozites dhe per pasoje nuk do te miratohen. Vendi ka nje KQZ i cili me fuqite e tij vendimmarrese eshte i afte ti jape pergjigjet me te mira kushtetuese dhe ne perputhje me standardet nderkombetare problematikave qe kane te bejne me zgjedhjet - vijoi z. Berisha. Para deputeteve demokrate Kryeministri njoftoi se eshte gati ligji i ri per partite politike permes te cilit synohet ti jepet zgjidhje ceshtjes se financimit te tyre jo vetem ne periudhat zgjedhore. Po keshtu ai njoftoi se nismat e qeverise per ngritjen e nje parlamenti dhe stadiumi te ri ne Tirane jane pritur mire dhe kerkoi qe te filloje puna menjehere. Parlamenti aktual - tha Kryeministri - mund te kthehet ne nje pallat te drejtesise. Keto dy nisma u lancuan nga qeveria ne kuader te festimeve per 100-vjetorin e pavaresise.