Takimi Meta fare bisedova me Nanon 7 ore

Meta Raporte miqesore me ish-liderin e PS-se. Surpriza te mundshme ne te ardhmen.
Nje takim miqesor i mbizoteruar nga bisedat e te shkuares dhe te ardhmes. Keshtu e cilesoi takimin e tij pergjate 7 oreve me ish-Kryeministrin Fatos Nano kreu i LSI-se dhe zevendeskryeminister i vendit Ilir Meta. Ai foli per kontributin e Nanos dhe gjitheperfshirjen e tij ne politike. Takimi ka qene nje takim me se shoqeror dhe miqesor. Bashke me zotin Nano kemi pervoje te gjate ne jeten politike po gjithmone keto raporte shoqerore jane ruajtur edhe per shkak te nostalgjise qe cdo njeri ka edhe per te kaluaren por edhe per shkak te te ardhmes e cila duhet te jete gjitheperfshirese - tha Ilir Meta kryetar i LSI-se dhe zv.kryeminister.
Por ngulmimit te gazetareve per hollesi rreth takimit z. Meta i eshte pergjigjur me nje fjalor te kujdesshem qe jepte gjithsesi mesazhet e surprizave te mundshme ne te ardhmen. Jemi te interesuar per politika dhe reforma gjitheperfshirese te cilat pershpejtojne integrimin evropian te vendit dhe te cilat ftojne dhe mirepresin kontributet e cilitdo politikan apo force politike ne kete proces qe eshte i nje rendesie kombetare. Ne nuk bejme pakte kunder individeve absolutisht - theksoi z. Meta. Deklarimet e tij z. Meta i beri nje dite pas takimit me ish-kryesocialistin Nano ne fund te te cilit nuk kane munguar batutat dhe fjalite me humor.
Pas nje dreke qe zgjati 7 ore te dielen ne nje prej lokaleve te kryeqytetit me zevendeskryeministrin dhe kryetarin e LSI-se Ilir Meta Fatos Nano premton surpriza te cilat sic deklaroi ai nuk kane te bejne vetem me shoferin personal te ministrit te Energjetikes per nje nate. Prisni surpriza Sot une jam shofer i zotit Meta - iu pergjigj Nano interesit te medias. Lideri historik i socialisteve nuk mund te kursente batutat per martesen ne fundjave te Edi Rames. Ju e dini qe une dhe z. Meta jemi te martuar. Une dhe z. Meta presim me simpatine e duhur te gjitha dasmat dhe nuk mendoj se kemi te njejten dasme ne mendje sidomos keto te tretat - tha Nano. Rishfaqja e ish-Kryeministrit socialist vjen ne nje kohe kur nga partite kryesore ne Kuvend ka pasur rrjedhje deputetesh.