E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja, betohet Vitore Tusha

Vitore Tusha eshte zyrtarisht anetarja me e re e Gjykates Kushtetuese. Kandidatura qe mori bekimin e kreut te shtetit, Bamir Topi, dy jave me pare, u betua dje ne presidence, ne nje ceremoni te posacme organizuar per emerimin e saj. Ishte Presidenti, ai qe i dorezoi personalisht Tushes dekretin me emerimin si anetaren me te re te Kushtetueses. Kreu i shtetit i uroi suksese dhe pune te mbare ne detyren e rendesishme qe sapo mori. Ne ceremonine e zhvilluar ne presidence moren pjese nenkryetaret e Kuvendit, Fatos Beja e Ylli Bufi, ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, kryetari i Gjykates Kushtetuese, Vladimir Kristo, ai i Gjykates se Larte, Thimio Kondi, si dhe nje sere personalitetesh e krere te institucioneve shqiptare. Tusha do te zevendesoje ne Gjykaten Kushtetuese Kristofor Pecin, anetarin aq te perfolur ne media se i ka mbaruar mandati ne kete gjykate e vazhdon te ushtroje funksionin edhe pas perfundimit te mandatit. R.R

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›