E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Vizat, hoqem imazhin e keq

Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha deklaroi diten e djeshme se tashme Shqiperia nuk e ka me imazhin e vendit me probleme perpara vendeve evropiane. Gjate mbledhjes se djeshme te Grupit parlamentar te PD-se, kreu i qeverise Berisha theksoi se hapja e diskutimeve per liberalizimin e vizave me BE-ne ishte sinjal i qarte i imazhit pozitiv qe percon tashme Shqiperia dhe qytetaret e saj. "Mendoj se ky mesazh perben deshmine me spektakolare, se pari, te ndryshimit te ketij vendi nepermjet reformave dhe se dyti, te nje kthese dhe ndryshimi te qarte te besimit te Shqiperia, shqiptaret, demokracia, nga vendet anetare te BE", theksoi dje Berisha perpara deputeteve te PD-se. Sipas tij, vizita e zv/presidentit te Komisionit Evropian, Franko Fratini, ne Shqiperi per ceshtjen e vizave plotesoi nje nga lirite thelbesore te qytetareve shqiptare, ate te levizjes se lire. Kryeministri nuk ngurroi ta cilesoi hapjen e diskutimeve per liberalizimin e vizave si nje dite historike per shqiptaret.
"Ky proces i rendesishem ben qe shqiptaret te kene hapesira shume me te medha sesa aktualisht per te komunikuar, shkembyer pervoje, studiuar, si dhe per t'u takuar me njerezit e tyre te dashur", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Kreu i qeverise theksoi gjithashtu se kjo situate kishte ardhur si pasoje e reformave te politikes shqiptare dhe perpjekjeve te qeverise ne luften kunder krimit te organizuar. "Lufta kunder korrupsionit, si dhe lufta me zero tolerance kunder krimit te organizuar ishin vendimtare, ne ndryshimin e imazhit te meparshem te Shqiperise nga nje vend eksportues, krimi dhe rreziqesh, ne vend eksportues sigurie per fqinjet", deklaroi Kryeministri Berisha, duke theksuar se qeveria do te vazhdoj reformat e nisura tashme. Ne kete kuader kreu i ekzekutivit ripremtoi se se shpejti qeveria do te pajiste qytetaret me karta identiteti dhe pasaporta biometrike.

Grandet
Ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te Partise Demokratike, Kryeministri Berisha u premtoi deputeteve te tij se do te jene prezent ne ndarjen e grandeve te vogla qe qeveria akordon per pushtetin lokal, sipas zonave ku ata jane zgjedhur deputet. Keshtu kjo deklarate erdhi pas diskutimeve qe paten ne mbledhje deputetet e PD-se, Prec Zogaj dhe Fatos Hoxha. Deputetet e PD-se kerkuan qe te ishin prezent dhe pjesemarres ne shperndarjen e grandeve per shkolla, kopshte, ujesjelles etj., dhene pushtetit lokal nga qeveria. Ne kete menyre, deputetet do te kene mundesi te japin mendimin e tyre per menyren e ndarjes se ketyre fondeve, nisur edhe nga njohja e mire e zones dhe nevojave qe kane qytetaret ne ate zone. Ne kete menyre, keta deputete do te kene mundesi te jene pjesemarres ne krijimin e infrastruktures se zonave qe iu kane dhene mandatin e deputetit.

1 janari i ketij viti ishte data ne te cilen hyri ne fuqi marreveshja e lehtesimit te vizave mes Shqiperise dhe vendeve te Bashkimit Evropian. Kjo marreveshje ka ne thelb lehtesimin e marrjes se vizes per kategori te caktuara te qytetareve shqiptare.

7 Marsi, pikerisht diten e mesuesit, ishte data ne te cilen zv/presidenti i Komisionit Evropian, Franko Fratini, vizitoi Shqiperine dhe dha lajmin per fillimin e dialogut mes Shqiperise dhe KE-se per liberalizimin e vizave.

2009 do te jete viti ne te cilin shqiptaret do te shetisin ne vendet e Bashkimit Evropian pa viza. Por me pare Shqiperia duhet te plotesoj disa kritere, sic jane edhe dokumentet e sigurta te identifikimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›