E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja gjykon nesër ligjin për kalimin e pronave të sindikatave tek shteti

Tiranë, 8 shkurt, NOA - Gjykata Kushtetuese
nis ditën e nesërme shqyrtimin e çështjes së kalimit të pronësisë së pasurisë së
Sindikatave tek shteti. Lajmi bëhet zyrtar për agjencinë e Lajmeve NOA nga
burimet zyrtare të këtij institucioni, sipas të cilave kërkuesit e kësaj çështje janë Sindikata e
Pavarur e Transportit, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, Bashkimi i
Sindikatave të Pavarura si edhe Sindikata Rajonale e Elbasanit.

Bëhet me dijeni se kërkesa e përbashkët e tyre
është ajo e shfuqizimit si antikushtetues i ligjit nr. 10159, datë 15.10.2009
"Për shfuqizimin e ligjit nr. 8340/1, datë 06.05.1998 "Për
rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i Dekretit nr.204,
date, 05.06.1002 "Për pasurinë e sindikatave" si dhe Pezullimi i
zbatimit të ligjit. 

Ligji i kundërshtuar i qeverisë ka të bëjë me
pasurinë e luajtshme dhe të paluajshme si shtëpi pushimi, shtëpi kulture e
parqe spotive, salla mbledhjes e veprimtarish, të cilat pas vitit 1992 u lanë në
pronësi të sindikatave, të cilat në bazë të ligjeve dhe akteve ligjore do të
pjesëtoheshin në raport me numrin e anëtarëve të tyre. Nëse do të kishte
mosmarrëveshje, ato do të zgjidheshin nga gjykatat.

Në datën 15 tetor të vitit të kaluar, Kuvendi
ka miratuar ligjin nr.8340/1, i cili detyron që mosmarrëveshjet e lindura ndërmjet
sindikatave ose atyre dhe të tretëve, të kryhen në favor të shtetit.

Pikërisht kjo është kundërshtuar nga subjektet
e lartpërmendura në Gjykatën Kushtetuese.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›