E Diel, 1 Nëntor 2026

Miloshovski takohet me Topin: Tirana zyrtare, rol moderator në Ballkan

Tiranë, 8 Shkurt NOA - Presidenti i
Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Presidencë Ministrin e Jashtëm të
Maqedonisë, Antonio Miloshoski dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të
vizitës zyrtare në vendin tonë.Topi vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha
fushat si dhe vuri në dukje rëndësinë e shkëmbimit të vizitave në nivele të
larta për intensifikimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve mes
dy vendeve fqinjë dhe miq.

Në këtë kuadër, Topi i përcolli nëpërmjet
Ministrit maqedonas Miloshoski, përshëndetjet më të mira për Kreun e shtetit
maqedonas, Presidentin Ivanov si dhe dëshirën për tu takuar së afërmi me të në
vazhdën e dialogut dhe bashkëpunimit të mirë politik që ekziston mes
udhëheqësve të vendeve të rajonit.Presidenti vuri në dukje nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe
shkëmbimeve tregtare në fusha me interes të ndërsjellë si infrastruktura,
turizmi, transporti, ku një rëndësi të veçantë merr Korridori VII.Kreu i shtetit shprehu mbështetjen e plotë institucionale për aspiratat
integruese të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike dhe në familjen e madhe
evropiane duke e siguruar Ministrin e Jashtëm maqedonas për gatishmërinë e
institucioneve shqiptare për të ofruar e ndarë me vendin fqinj gjithë përvojën
tonë integruese.Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Miloshovski, shprehu
urimet më të mira për rrugën e suksesshme integruese të përshkuar ndërkaq nga
vendi ynë duke ndarë bindjen se së shpejti, duke shtuar përkushtimin e saj,
edhe Maqedonia do të arrijë të realizojë aspiratat e saj integruese në NATO dhe
në Bashkimin Evropian.Në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe si edhe ato rajonale, Miloshoski vlerësoi
rolin pozitiv dhe moderator të luajtur gjatë këtyre viteve nga Shqipëria në
shërbim të qëndrueshmërisë dhe paqes në rajonin e Ballkanit.Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë në
Tiranë, Blagorodna Mingova-Krepieva, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të
Shqipërisë, Selim Belortaja si dhe Ambasadori shqiptar në Shkup, Arben Çejku.

f.sh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›