E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshje në të gjithë vendin

Për fat, shira të tillë do të bien vetëm gjatë ditës së sotme, ndërsa të mërkurën parashikohen reshje të dobëta shiu.

Sipas Metoalb, pjesa qendrore e Shqipërisë ka pasur stuhi shirash mëngjesin e sotëm, ndërsa pasdreke, këto shira do të shkojnë drejt jugut. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së sotme, intensiteti i reshjeve do të ulet ndjeshëm.

Sipas metorologes Lajla Porja, sasia e reshjeve në shumicën e qyteteve të vendit do të jetë 60-70 milimetra. Një mot i tillë nuk do të zgjasë shumë, pasi që nga dita e mërkurë moti do të përmirësohet. Reshje të tilla-aq shumë të pritura-vijnë pas një stine të gjatë thatësire, çka ka sjellë rënie të ndjeshme të nivelit të hidrocentraleve mbi lumin Drin. /Start/

                                                                                             2011-12-06 09:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›