Basha e “merr seriozisht” zbukurimin e Tiranës
Kryebashkiaku, Lulzim Basha, ka ndezur mbrëmjen e shkuar pemën e madhe prej 14 metrash, vendosur në Sheshin “Skënderbej”, i ndërtuar së fundi.
Kryebashkiaku Basha garantoi se kjo atmosferë do të shtrihet në të gjithë qytetin. Basha tha se krahas dekorit festiv janë parashikuar edhe një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat që do të shoqërojnë ditët deri në natën e madhe të ndërrimit të viteve.
Përveç aktiviteteve, Basha tha se nuk do të mungojnë edhe dhuratat, veçanërisht për vogëlushët në mënyrë që festat të jenë sa më të gëzuara për ta. "Për të gjithë të rriturit kemi organizuar aktivitete të tjera artistike social kulturore që fryma e festave të fundvitit të ndihet anë e mbanë qytetit tonë. Do të fillojmë sot por do ta vazhdojmë gjatë gjithë muajit”, tha Basha.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës së bashku me bashkëshorten Aurela dhe vajzën Dafina, kanë parë më pas edhe dekorin festiv përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. /Start/
2011-12-06 08:49