Zbulohet baza e shperndarjes se hashashit ne kryeqytet 5 ne pranga

Droga vinte nga Tepelena me pas pergatitej dhe paketohej ne shtepine e njerit prej te arrestuarve dhe shitej ne Tirane
Zbulohet dhe goditet baza e nje bande trafikantesh te hashashit ne kryeqytet. Ne pranga kane rene pese persona nje tjeter eshte shpallur ne kerkim ndersa policia ka sekuestruar nje sasi prej rreth 6 kilogram kanabis sativa si dhe nje shume te hollash prej afro 10 milione lekesh te vjetra qe dyshohet se jane fituar nga shitja e droges. Gjithcka eshte bere publike nje dite me pare nga te dhena zyrtare te policise se kryeqytetit te cilat pohuan se agjentet e antidroges pas nje pune hetimore me metoda speciale te hetimit kane finalizuar me sukses ne oret e para te mengjesit te djeshem operacionin e koduar Kompleksi duke vene ne pranga Bledar Dacin 23 vjec nga Tirana Bledar Ramaj 20 vjec nga Tepelena Blendi Bejko 20 vjec nga Tepelena Ramadan Ramaj 29 vjec nga Tepelena i denuar me pare ne Greqi per Prodhimit shitje dhe mbajtjes se lendeve narkotikeve Eugen Lazri 22 vjec nga Tirana i denuar me pare me kusht per Prodhim shitje dhe mbajtjes se lendeve narkotikeve ndersa kane shpallur ne kerkim Kicion Dulin 22 vjec nga Tirana. Policia tha se ky grup prej disa kohesh merrej me shperndarjen e bimes narkotike ne vende te ndryshme ne kryeqytet ndersa ne baze te hetimeve te deritanishme ka rezultuar se droga sigurohej dhe vinte nga Tepelena nderkohe qe shtepia e te shpallurit ne kerkim Kicion Dulit ishte kthyer ne ambiente per furnizim paketim e perdorim te narkotikut.
Operacioni
Fale aplikimit te gjere te metodave speciale te hetimit Strukturat kunder Narkotikeve prane Drejtorise se Policise se Tiranes bene te mundur identifikimin e baneses baze ku pritej dhe me pas shperndahej hashashi duke identifikuar gjithashtu edhe anetaret e grupit. Sipas te dhenave te policise nje dite me pare mesohet se ne oret e para te mengjesit te djeshem agjentet e antidroges vune ne zbatim operacionin policor te koduar Kompleks duke bere te mundur arrestimin en flagrance te pese pjesetareve te ketij grupi trafiku si dhe shpalljen ne kerkim te nje tjetri. Ne vijim te operacionit gjate kontrollit te banesave te te arrestuarve policia tha se u gjend dhe u sekuestrua sasia prej 3091 gr bime e dyshuar narkotike ndersa pas kontrollit te ushtruar ne banesen e Ramadan Ramaj u gjend dhe u sekuestrua sasia prej 3106.8 gr kanabis. Gjithashtu ne cilesine e proves materiale policia tha se u sekuestruan edhe pese cope celulare te markave te ndryshme nje automjet me targe TP 3501 B i markes Mercedes-Benz sasia prej 1 milion e 83 000 lekesh shume e cila dyshohet se ishte e perfituar nga kjo veprimtari nje sasi qesesh dhe natribani qe sherbenin per ambalazhimin e bimes narkotike si dhe mbetje lende narkotike te dyshuar kanabis sativa ne te gjitha ambientet e baneses se Kicion Dulit etj.
Hetimi
Te dhena nga policia kane bere me dije pas operacionit se nga informacionet e disponuara nga agjente dhe specialiste te seksionit te antidroges rezultoi qe pjesetaret e ketij grupi tregtonin dhe shperndanin ne zona te ndryshme ne Tirane lende narkotike kryesisht e llojit kanabis sativa. Nderkohe gjate ecurise se hetimeve ne ngarkim te tyre policia tha se rezultoi se lenda narkotike vinte nga qyteti i Tepelenes me synim me pas tregtimin dhe shperndarjen ne zona te ndryshme ne Tirane nje pjese e cila ishte pergatitur ne porcione te ndara e destinuar per tregun e brendshem ne Tirane. Ne kete kuader policia e kryeqytetit ka theksuar se nga hetimet e kryera deri me tani rezultoi se shtetasi Kicion Duli tashme i identifikuar dhe i shpallur ne kerkim kishte krijuar ambientet e baneses se tij per mbledhjen perdorimin e furnizimin e lendes narkotike. Pas arrestimit te tyre materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim do ti kalojne Prokurorise se Tiranes per konsumim te vepres penale Prodhimi dhe shitja e narkotikeve e kryer ne bashkepunim.
Te arrestuar
Bledar Daci 23 vjec nga Tirana
Bledar Ramaj 20 vjec nga Tepelena
Blendi Bejko 20 vjec nga Tepelena
Ramadan Ramaj 29 vjec nga Tepelena i denuar me pare ne Greqi per Prodhim shitje dhe mbajtje te lendeve narkotike
Eugen Lazri 22 vjec nga Tirana i denuar me pare me kusht per Prodhim shitje dhe mbajtje te lendeve narkotike
Ne kerkim
Kicion Duli 22 vjec nga Tirana
Sekuestruar
6197.8 grame kanabis sativa
5 cope celulare te markave te ndryshme
1 automjet Mercedes-Benz me targe TP 3501 B
1 milion e 83 000 leke te fituara nga shitja e droges
Nje sasi qesesh dhe natribani qe sherbenin per ambalazhimin e hashashit
Mbetje kanabisi ne te gjitha ambientet e baneses se Kicion Dulit
Rastet
20 shkurt
2 kuintale hashash u bllokuan nga Tepelena per ne tregun e Tiranes
Fale nje pune investigative disaditore me 20 shkurt te ketij muaji agjentet antidroges kane finalizuar ne lagjen 13 ne Durres pikerisht ne vendin e njohur si Plepat bllokimin e plote 21482 kg kanabis sativa e ndare ne 200 pako ndersa ne pranga jane vene drejtuesit e dy mjeteve qe transportonin sasine e droges Neuland Mici 32 vjec banues ne Tepelene i denuar me pare per vjedhje si dhe Ylli Cako 42 vjec banues ne Tepelene i denuar me pare ne Greqi. Dyshimet e para te eksperteve te antidroges kane qene te fokusua se kjo sasi droge eshte blere ne jug te vendit dhe ka qene e porositur per dy qytete kryesore te vendit Tirane dhe Durres.
24 janar
54 kg hashash u bllokua ne Kombinat per tregun e kryeqytetit
Fale nje hetimi dymujor agjentet e Seksionit kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Tiranes qe ne bashkepunim me Sektorin e Forces se Posacme Operacionale te kesaj drejtorie ne kuader te operacionit te koduar Drejtimi i duhur bene te mundur sekuestrimin e nje sasie prej 52 kg lende narkotike kanabis sativa e ndare ne pako te presuar 1 kg-she si dhe nje automjet taksi 4 celulare nje peshore natriban qese per ambalazhim doreza etj. Ne pranga u vune Festim Cela 28 vjec banues ne Peze e Vogel Tirane Tonin Tarelli 38 vjec dhe Kristo Topalli 45 vjec te dy banues ne Tirane. Sipas policise keta shtetas u kapen ne flagrance me 12 kg lende narkotike ne kohen qe ishin duke levizur me nje automjet taksi prane Kombinatit drejt qytetit te Tiranes ku dhe droga e bllokuar kishte si destinacion shitjen dhe shperndarjen e saj ne kryeqytet.