Shmanget gjakderdhja per nje femer klienti qellon me pistolete pronarin e lokalit

Esqerim Ozuni ndodhej nen shoqerine e nje femre ne lokal dhe dyshohet se Ferxhi Kanani te kete ngacmuar me fjale vajzen e re
Debati per nje femer per pak sa nuk eshte kthyer ne gjakderdhje ne nje lokal ne kryeqytet kur pronari i lokalit eshte qelluar tri here me pistolete nga nje klient. Ngjarja e rende ka ndodhur mesditen e djeshme rreth ores 1205 ne nje bar ne rrugen Cameria ne afersi te vendit te quajtur Tregu Cam ne Tirane kur Esqerim Ozuni 21 vjec teksa ndodhej nen shoqerine e nje femre ne ambientet e bar-kafese eshte perfshire ne nje perleshje me grushte e mjete te tjera te forta e me pas ka ndjekur duke qelluar me pistolete ne drejtim te Ferxhi Kananit ne te njejten moshe i cili fatmiresisht nuk eshte demtuar. Ne kete kohe kane ardhur sherbimet e Komisariatit numer 3 te Policise te cilat te instaluara per nje operacion per parandalimin e tregtimit te paligjshem te celulareve prane Tregut Cam jane gjendur ne vendin dhe ne momentin e duhur kur autori nxori armen dhe nisi te shtinte ndaj Ferxhi Kananit. Nderhyrja e tyre ka qene vendimtare duke bere te mundur neutralizimin dhe arrestimin e 21-vjecarit te armatosur. Lidhur me shkaqet qe degjeneroi ne dhune dhe perdorimin e armes se zjarrit deshmitare ne vend pohuan fill pas ngjarjes se Qerim Ozuni eshte pare te ulet ne nje nga tavolinat e brendshme te barit se bashku me nje vajze dhe se ne kete moment dyshohet qe Ferxhi Kanani te kete ngacmuar me fjale kete te fundit. Fatmiresisht duke ditur qe vendi ku ndodhi sherri me perdorimin me pas te armes se zjarrit eshte shume i populluar asnje i lenduar tjeter nuk ka pasur gjate te shtenave me pistolete.
Nderkohe ne vendngjarje shkuan menjehere oficere te policise per Hetimin e Krimeve te Renda eksperte kriminaliste te cilet bene te mundur sigurimin dhe keqyrjen e vendit te ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat. Nderkohe qe nje grup i posacem hetimor eshte ngritur enkas per zbardhjen e plote te rrethanave dhe motivin e ngjarjes te cilet me pas jane marre me procedurat e marrjes ne pyetje e veprimeve te tjera hetimore.
Ngjarja
Nuk kane ditur ku te struken e te gjejne vend per tu fshehur kur dikush nga klientet qe ndodhej brenda ambienteve te bar-kafese afer selise se PS-se pikerisht prapa Bankes se Shqiperise ne vendin e njohur si Tregu Cam ka filluar te gjuaje me grushte e me nje doreze hekuri pronarin ne moshe te re Ferxhi Kananin. Situata ka degjeneruar edhe me shume dhe gjithkush e ka pare veten pisk kur personi qe deri pak castesh shijonte kafene nen shoqerine e nje vajze te re 21-vjecari Esqerim Ozuni ka nxjerre nga brezi nje pistolete dhe ka qelluar ne drejtim te Kananit. Dy here ka qelluar personi nen shoqerine e vajzes pronarin e barit nderkohe qe krismat e degjuara ne vend kane terhequr vemendjen edhe te punonjesve te Patrulles se Pergjithshme te Komisariatit nr. 3 te cilet fatmiresisht te ndodhur aty prane ne ndjekje te tregtareve te jashteligjshem te celulareve kontrabande kane nderhyre per te neutralizuar autorin e armatosur.
Arrestimi
Nderhyrja e tyre e menjehershme ka bere te mundur parandalimin e vrasjes duke kapur brenda pak minutave autorin Ozuni. Ne vendngjarje shkuan menjehere pas lajmerimit edhe oficere te policise per Hetimin e Krimeve te Renda si dhe eksperte kriminaliste te cilet bene te mundur sigurimin dhe keqyrjen e vendit te ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat. Nderkohe qe per hetimin e kesaj ngjarje u ngrit menjehere nje grup i posacem hetimor qe jane marre me procedurat e marrjes ne pyetje e veprimeve te tjera hetimore. Policia tha se ndaj Esqerim Ozunit eshte marre masa e arrestit ne flagrance per konsumim te veprave penale te Vrasjes se mbetur ne tentative ndersa ne vendngjarje ne cilesine e proves materiale u sekuestruan arma e zjarrit e tipit pistolete si dhe dy gezhoja. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij do ti kalojne prokurorise per hetime te metejshme.