E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja, në shërbim të Edi Ramës – unanimisht mbështet kufomën politike të enverizmit

Edhe vetë diktatori Hoxha do ta kishte zili votimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila në unison ka mbrojtur xhelatët, duke ndaluar pastrimin e sferës publike, nga bashkëpunëtorët e sigurmit komunist. Kufoma politike e PS-së ka marrë shërbimin e fundit nga pleqtë e Gjykatës Kushtetuese, pasi 90 % e institucionit e përfundojnë mandatin brenda pak ditëshPrej pak ditësh, është rikthyer debati i ligjit të “Lustracionit”, i njohur edhe me zhargonin ligji i “Dosjeve”. Merita për këtë argument më shumë në këto ditë për mediat, e kanë pleqtë e Gjykatës Kushtetuese. Si rrallë ndonjë herë, në më pak se një javë me rezultatin e thellë “9 me 0”, pleqtë e Gjykatës Kushtetuese votuan dy herë “kundër qeverisë”, sikurse kanë qejf të shprehen mediat e kontrolluara nga Edi Rama.Në fakt, në fakt, më shumë se “kundër qeverisë”, 9 pleqtë e Gjykatës Kushtetuese, votuan “pro Edi Ramës”.Ndërsa votimi i parë “9 me 0”, “kundër marrëveshjes së kufijve detarë me Greqinë”, ishte alibia për të marrë certifikimin “e pavarësisë” nga qeveria, vendimi i dytë “9 me 0” i Gjykatës Kushtetuese, ai i “rrëzimit të ligjit të ‘Dosjeve’”, ishte ai që më shumë se një shërbim vetes, 9 pleqtë e kësaj gjykate ia bënë Edi Ramës......Për Edi Ramën, nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe, veç një zhurme politike, rrëzimi apo jo i “marrëveshjes ë kufijve detarë me Greqinë”. Rrëzimi apo jo i kësaj marrëveshje, nuk kishte rëndësi për Edi Ramën, jo pse ai kishte vënë në krye të këtij “aksioni politik”, një këngëtar të këngës polifonike labe, por sepse edhe vetë Edi Rama, ia kishte premtuar këtë marrëveshje ish-ministres së Jashtm greke, Dora Bakojanis...Ajo, ç’ka ishte më shumë e rëndësishme për Edi Ramën, ishte ligji i “Lustracionit”, i njohur edhe me zhargonin ligji i “Dosjeve”. Dhe në raport me këtë ligj, 9 pleqtë e Gjykatës Kushtetuese, i falën Edi Ramës kënaqësinë e shpëtimit, vetëm për momentin, nga makthi i dosjeve.Në rast të një momenti më të hershëm të marrjes së këtij vendimi nga 9 pleqtë e Gjykatës Kushtetuese, do të mendohej se ata e bënë për veten e tyre gjithë këtë vendimmarrje “9 me 0”. E thënë më ndryshe, në rast se ligji i “Dosjeve”, do të ishte rrëzuar disa muaj më parë, 9 pleqtë e Gjykatës Kushtetuese, kishin gjithë të drejtën legjitime, që për të mos u vetëflakur, si të inkriminuar në vendimmarrje, deri me dënim me vdekje në gjyqe politike të para vitit 1990, të vazhdonin “t’i shërbenin” drejtësisë, të paktën deri në përfundimin e mandatit të tyre, si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Dhe pikërisht, në kufirin e fundit të këtij mandati, kur 6 nga 9 pleqtë e Gjykatës Kushtetuese, për pak kohë do të jenë “ish”, ata zgjodhën, jo aq për të mbrojtur Fehmi Abdinjtë, apo Zamir Shtyllat e drejtësisë, sesa për të mbrojtur Kristaq Ramat, Gjelil Gjonët, Skënder Gjinushët, Gramoz Ruçët, e politikës. Duke mbrojtur Kristaq Ramat, Sulejman Bushatët, Hamit Beqajt, Xhelil Gjonët, Skënder Gjinushët apo edhe Gramoz Ruçët, 9 pleqtë e Gjykatës Kushtetuese, mbrojnë Edi Ramat, Ditmir Bushatët, Ilir Beqajt, Ilir Gjonët, të cilët në krah të Skënder Gjinushëve e Gramoz Ruçëve, nuk ka se si të mos meritojnë etiketimin “politikë e re”.Gjykata Kushtetuese, më saktë 9 “pleqtë” e saj, në kufijtë e fundit të mandatit të 6 prej tyre, kishin të gjitha mundësitë, që jo aq në emër të moralit, se sa në kushtet e konfliktit të interesit, të jepnin dorëheqjen nga gjykimi për “ligjin ‘e Dosjeve”...Por, jo, ata zgjodhën “që me një gur të vrasin dy zogj”...Kështu nga njëra anë, pas “gjynaheve” për implikimin e tyre në dënime me vdekje, në gjyqe politike, ata kishin rastin më të mirë, që edhe të certifikonin veten si “të pastër”. Dhe e shfrytëzuan më së miri këtë mundësi. Pas vendimit më të fundit të 9 pleqve të Gjykatës Kushtetuese, askush, bie fjala, nuk ka pse të akuzojë Fehmi Abdinjtë, për dënimin me vdekje të Havzi Nelajve, sepse, vetë Fehmi Abdiu, “votoi” pak ditë më parë, se ai nuk duhet të përgjigjet për dënimet me vdekje të dhëna. E thënë më ndryshe “ai ka bërë detyrën” si para vitit 1990 kur ai gjykonte e dënonte me vdekje, ashtu edhe pas këtij viti, kur ai gjykon dhe certifikon veten si “të virgjër”...Aman nga ana tjetër, 9 pleqtë e Gjykatës Kushtetuese, në fundmandatin e 6 prej tyre, si përfaqësues të gjithë baballarëve, bijtë e të cilëve aspirojnë për krah Edi Kristaq Ramës, kishin një arsye edhe më të fortë, për një shërbim të fundit, të ulët të tyre. Dhe ky shërbim, që vetëm me parimet nuk kishte lidhje, ishte asgjë më shumë se, një demonstrim hakmarrje, sipas mënyrës së tyre, ndaj atyre që jo vetëm i përmbysën nga pushteti në vitin 1990, por edhe tentojnë t’ju kujtojnë që për aq sa kanë kryer krime, të mos duken në institucionet publike apo institucionet e varura e të pavarura të shtetit. Dhe krahas kësaj mënyre demonstrimi të hakmarrjes, ata i dërguan edhe mesazhin Edi Ramës, që megjithëse 6 nga Fehmi Abdinjtë e Gjykatës Kushtetuese, nuk do të jenë tani e tutje në këtë gjykatë, të tjerë Fehmi Abdinj, do të jenë të gatshëm, dhe të çliruar nga ligji i “Dosjeve” apo ligji i “Lustracionit”, për ti shërbyer Edi Ramave, Dimtir Bushatëve, Ilir Beqajve, Ilir Gjonëve, sikurse dikur ju shërbenin Kristaq Ramave, Sulejman Bushatëve, Hamit Beqajve, Xhelil Gjonëve,apo edhe Skënder Gjinushëve e Gramoz Ruçëve......

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›