E Diel, 1 Nëntor 2026

PD përmbush rekomandimet e Brukselit, Edvini ngjitet pas bojkotit

Në mënyrë zyrtare, Partia Demokratike ka deklaruar dje se është e gatshme të përmbushë që në seancën plenare të së enjtes ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e procesit zgjedhor të 28 qershorit, duke i deleguar opozitës edhe të drejtën e shumicës dhe të drejtimit të strukturës, por Edvini këmbëngul tek bojkoti, duke mbetur në pozicionet antievropiane, që bllokojnë heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë Mazhoranca parlamentare tregohet edhe njëherë e gatshme për nisjen e dialogut politik me opozitë, por më parë ata duhet t’i drejtohen sallës së kuvendit, nga ku mund të nisë edhe rruga e kompromisit. Kreu i grupit parlamentar në PD, Astrit Patozi, u shpreh sot se Edi Rama manipulon opinionin publik kur deklaron se është i gatshëm për dialog, ndërkohë që lexon me syzet e kuqe të etërve të tij shpirtëror, rezolutën e KiE. Patozi u shpreh se me të tilla qëndrime, Rama është duke shkelur rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “U bënë disa ditë më radhë që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po lexon me syzet e tij të kuqe rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për Shqipërinë. Dukë sfiduar kërkesat e qarta të kësaj rezolute dhe duke i bërë karshillëk një institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar, ai po deklaron në mënyrë të përsëritur se nuk heq dorë nga bojkoti pa hapjen e kutive, ndërkohë që nuk po nguron të kërcënojë mazhorancën se do të rrëzojë me protesta qeverinë e saj legjitime. Partia demokratikë është shprehur në mënyrë të qartë dhe të vendosur se përshëndet dhe mbështet të gjitha kërkesat e rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ne jemi të gatshëm që mundësisht këtë të enjte të nisim ngritjen e komisionit parlamentar që do të hetojë zgjedhjet, duke pasur qëllimin e mirë të kthimit të opozitës për të zënë vendet e saj në parlament”, u shpreh Patozi. Kreu i grupit kuvendor në PD, tha se Partia Demokratike thekson gatishmërinë e saj, për të mirëpritur kontributin e Presidentit të Republikës dhe të çdo aktori tjetër, pa asnjë lloj paragjykimi, duke vërejtur se jashtë rrafshit kushtetues, respektimit të shtetit ligjor dhe vendimeve të gjykatave mund të ketë vetëm një dialog shterpë dhe asgjë më shumë se kaq.Patozi vuri në dukje se “mazhoranca mbetet serish e vendosur për të bashkëpunuar me opozitën, sapo ajo të vendosë të respektojë kushtetutën e vendit, shtetin ligjor, dhe rregullat e lojës për një vend demokratik”. Deputeti dhe njëherazi kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Astrit Patozi, iu kundërpërgjigj edhe kërcënimeve të vazhdueshme të zotit Edvin Kristaq Rama si dhe aludimeve të tij për vitin 1990.“I përgjigjemi shkurt dhe prerë: se ne që përmbysëm etërit, nuk ka sesi të impresionohemi nga Bijtë e Bllokut, të cilët me sa dukët po u gënjen mëndja që të hakmerren për disfatën e baballarëve të tyre”, shtoi ndër të tjera, Patozi.Deputeti dhe kreu i komisionit parlamentar për politikën e jashtme, Fatos Beja“Hapja e kutive, kërkesë antikushtetuese”Një mekanizëm jo kushtetuese i zgjedhur për përfitime politike, interpretohet nga ish nënkryetari i kuvendit, Fatos Beja, kërkesa e opozitës për hapjen e kutive. Sipas tij antikushtetueshmëria e kësaj kërkese fillon që nga pamundësia e gjetjes së një hapësire ligjore për t’i dhënë përgjigje asaj. Për deputetin Beja kuadri ligjor kushtetues në fuqi i mundëson opozitës të përmbushë plotësisht synimet e deklaruara mbi zgjedhjet, përmes ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar. “Termi i hapjes së kutive është një slogan, për të realizuar një objektiv politik. Vetë termi, vetë slogani në vetvete nuk ka kuptim se nuk ka hapje të kutive. Kutitë janë hapur në prani të 20 mijë dëshmitarëve të Partisë Socialiste. Janë plot 20 mijë komisionerë të saj. Janë hapur dhe numëruar në prani të publikut, në prani të vëzhguesve vendas dhe të huaj. është e gjitha mundësia që në parlament të krijohet një komision hetimor, për të hetuar çdo çështje. E ka të drejtë të saj kushtetuese dhe ligjore Partia Socialiste për të kërkuar hetimin e çdo çështjeje në parlament. E ka të drejtë të kërkojë një komision hetimor. Me numrin e deputetëve që ka, e krijon këtë komision pavarësisht qëndrimit të mazhorancës. Kushtetuta me nenet e saj sanksionon krijimin e komisionit hetimor si dhe kuadrin ligjor, pra se kush është e drejta e tij. Kemi një ligj të miratuar në parlament, për komisionet hetimore. Kemi kodet dhe i kemi të tëra mundësitë që të hetohet dhe të shkohet përpara. Medoemos produkti i komisionit hetimor është një produkt që ia përcakton kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore”, u shpreh deputeti demokrat, Fatos Beja. Sipas deputetin Beja dhe njëherazi kryetarin e komisionit parlamentar për politikën e jashtme, është jo serioze që opozita më e madhe që ka patur ndonjëherë vendi të angazhohet, për të dëmtuar imazhin e tij në arenën ndërkombëtare në një kohë kur zgjedhjet e fundit ishin të parat që iu përgjigjën standardeve ndërkombëtarëve të mbajtjes dhe vlerësimit të procesit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›