E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: “Dënimet e krimeve të komunizmit - ja 3 variantet e mundshme që do ndiqen”

Deputetja e PD-së Mesila Doda, sqaron strategjinë për miratimin e ligjit të “Lustracionit”Mazhoranca do t’i shkojë deri në fund angazhimit për të garantuar me ligj pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë. Deputetja demokrate, Mesila Doda në krye të iniciativës për këtë qëllim, shpjegon tre variantet e mundshme që do të ndiqen deri në miratimin e të ashtuquajturit ligji i dosjeve, referendumin, ankimimin në Gjykatën e Strasburgut dhe miratimin e një ligji të ri. “Mbeten të hapura të treja opsionet. Ideja e krijimit të një ligji të ri, dërgimi i këtij ligji deri në Strasburg dhe mundësia e bërjes së një referendumi popullor, lidhur me këtë çështje. Pra, kjo është një çështje shumë e hapur, sepse prek shumicën e popullsisë shqiptare. Të mos harrojmë se shumica apo pjesa dërrmuese e popullsisë ka qenë e persekutuar, është ndjerë nën persekutim dhe ne sot s’mund të heshtim përballë kësaj dhimbjeje dhe probleme që kanë hasur gjatë regjimit të kaluar”, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda.  Deputetja Doda tha se në vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndikoi konflikti i interesit që kanë anëtarë të këtij institucioni kanë me ligjin e shqyrtuar. “Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese vërehet qartë njëanshmëri, konflikt të pastër interesi, si dhe dorëzim përballë presionit politik të Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tjerë më të lartë të Partisë Socialiste, të cilët e shohin veten pazgjidhshmërisht të lidhur me regjimin komunist”, u shpreh Doda.Qëndrimin e Partisë Socialiste kundër ligjit të dosjeve deputetja demokrate e komentoi në këtë mënyrë: “Sigurisht që Partia Socialiste mund ta cilësojë këtë ligj si më prapavijë politike, pasi sot ende pjesa më e madhe e përfaqësuesve të Partisë Socialiste vazhdojnë të jenë të lidhur me ish regjimin e vjetër. Kemi ende ish ministra të kohës së regjimit të vjetër që janë anëtarë partie. Kemi ende ish ministra të kohës së kaluar që vazhdojnë të mbeten pjesë e kryesisë dhe të tre qarqeve më të larta drejtuese të PS. Pra ende kemi një mosdëshirë për tu ndarë nga e kaluara e Partisë Socialiste”, nënvizoi deputetja Mesila Doda. Referendumi popullor duket se do të jetë varianti më i mundshëm për t’u zbatuar ndaj dhe deputetja Doda po lobon me deputetë të grupit Kuvendor Demokrat bazuar në të drejtën që garanton Kushtetuta për këtë qëllim. Neni 150 i ligjit themelor në pikën 2 të tij thotë se Kuvendi me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve ose të Këshillit të Ministrave mund të vendosë që një çështje ose projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet për referendum....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›