Kushtetuesja rrëzon familjarët e Gërdecit
21/07/2009 Kërkuan gjykim të bashkëngjitur me pjesën tjetër të të pandehurve në procesin penal
Avokatja e familjarëve Blerta Kraja pretendon shkelje të kushtetutshmërisë
TIRANË- Gjykata Kushtetuese vendosi dje të mos pranojë kërkesën e bërë nga një grup familjarësh të tragjedisë së Gërdecit, të cilët kërkuan gjykim të bashkëngjitur me pjesën tjetër të të pandehurve në procesin penal. Vendimi ka dalë me arsyetimin se çështja në Gjykatën e Lartë nuk ka qenë në gjykim dhe për këtë arsye nuk mund të merret parasysh. Familjarët e çuan çështjen në Gjykatën Kushtetuese menjëherë, pasi Gjykata e Lartë e veçoi atë nga pjesa tjetër e dosjes duke mos pranuar gjykimin në një të vetëm. Ishte avokatja e familjarëve Blerta Kraja ajo që pretendoi se nga ana e Gjykatës së Lartë është shkelur kushtetutshmëria e gjykimit të çështjes. Sipas avokates, familjarët kanë të drejtë të jenë pjesë e padisë penale duke u përfaqësuar nëpërmjet padisë civile. Por Gjykata e Lart e ndau këtë çështje. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, padia civile e bërë nga familjarët duhet të shqyrtohet nga seksionet civile të Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë e jo të jenë pjesë e gjykimit në Gjykatën e Lartë. Edhe në seancën e fundit ku është i pandehuri Fatmir Mediu, avokatja Kraja u mundua të merrte fjalën, por gjyqtari e ndërpreu duke i kujtuar se nuk është e legjitimuar dhe për këtë arsye nuk duhej të ishte pjesë e procesit penal. Familjarët kanë paditur shtetin dhe shoqërinë “Alba-Demil”. Ata kërkojnë një shpërblim të majmë nga shteti dhe shoqëria duke pretenduar se kanë pësuar dëme të shumta.
Gërdeci i ndarë në tre pjesë
Dy muaj më parë dosja voluminoze me 29 të pandehur, me një padi ndaj shoqërisë “Alba-Demil” dhe një padi të bërë nga familjarët mbërriti në Gjykatën e Lartë. Ishin avokatët mbrojtës ata që menjëherë diktuan faktin se kjo dosje duhej të ndahej për t’i dhënë të drejtë palës së paditur të ankimohet në shkallët e tjera të gjyqësorit duke mos u gjykuar së bashku me personat me imunitet. Gjykata e Lartë e shpërbëhu dosjen në tre pjesë. Fatmir Mediu gjykohet më vete, 28 të pandehuri dhe shoqëria me vete dhe familjarët padi më vete. Deri tani nuk ka filluar asnjë proces.