6-vjeçari kafshohet nga gjarpri, ndahet nga jeta pas 8 orëve
21/07/2009 Ishte nisur për t’u larë me shokët në rezervuarin e fshatit
Pogradec- Një fëmijë i vogël, vetëm 6 vjeç, është ndarë nga jeta në mënyrën më tragjike pas pickimit prej gjarprit. Edhe pse janë bërë të gjitha përpjekjet për të nxjerrë 6-vjeçarin nga “kthetrat” e vdekjes, sërish ka qenë e pamundur. Ndihma e ofruar nga të afërmit për ta transportuar menjëherë drejt spitalit, por edhe ndihma e dhënë nga mjekët që në çastin e parë, nuk kanë rezultuar të suksesshme. 6-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, kjo edhe për shkak të moshës së tij të vogël. Mësohet se vdekja e fëmijës ishte shkaktuar nga kafshimi i gjarprit gjatë kohës kur ai kishte qenë duke kaluar në një parcelë të mbjellë me jonxhë. Ndërkaq është bërë e ditur se viktima është fëmija me inicialet V.B, i datëlindjes 24.11.2003, lindur në fshatin Slatinë dhe banues në Leminot të rrethit Pogradec. Fëmija ishte kafshuar nga gjarpri në orën 12.30 minuta, ndërsa është ndarë përfundimisht nga jeta në orën 20.50 minuta të po asaj dite.
Ngjarja
Burime pranë Drejtorisë së Policisë në qarkun e Korçës kanë sqaruar të gjitha hollësitë e kësaj ngjarjeje të dhimbshme. Nga burimet në fjalë mësohet se, “fëmija me inicialet V.B, së bashku me vëllain e tij dhe me disa kushërinj ishin nisur në orën 12.30 minuta drejt rezervuarit të Leminotit për t’u larë, ku për të mbërritur atje u ishte dashur të kalonin përmes një are të mbjellë me jonxhë, duke anashkaluar kështu rrugën këmbësore, e cila priste më gjatë”. Pikërisht në këtë kohë, ndërsa grupi i fëmijëve është gjendur në këtë parcelë, një gjarpër kishte kafshuar fëmijën 6 vjeç. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, vëllai i të dëmtuarit dhe kushërinjtë e tij e kishin transportuar fëmijën 6 vjeç menjëherë në drejtim të spitalit të Korçës, me qëllim për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore, por edhe me shpresën për ta shpëtuar nga vdekja, por që nuk kanë mundur t’ia dalin dot mbanë. Në lidhje me këtë ngjarje burimet spitalore sqarojnë se, “6-vjeçari ishte shtruar në sallën e reanimacionit që në çastin e parë, ku dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por ndërkaq mjekët kishin konstatuar se fëmija ishte në një gjendje shëndetësore tejet të rrezikshme dhe me pak shpresa për të mbijetuar. Për këtë arsye ishte konkluduar se fëmija duhej nisur me urgjencë drejt Tiranës”.
Transporti drejt Tiranës
Nga burime zyrtare të policisë bëhet e ditur se, “mjekët e spitalit të Korçës në pamundësi për të shpëtuar jetën e fëmijës, në orën 18.30 minuta, kishin vendosur ta transportonin 6-vjeçarin drejt Tiranës me helikopter, me synimin që fëmija të merrte një ndihmë më të specializuar mjekësore”. Ndërsa fëmija po transportohej drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ai ishte ndarë përfundimisht nga jeta, madje pa mbërritur në Tiranë. Të gjendur në këto kushte, mjekët që shoqëronin 6-vjeçarin e kanë kthyer sërish helikopterin drejt spitalit të Korçës, ku kësaj radhe fëmija ka zbritur në gjendje të vdekur, kur ora shënonte 20.50 minuta. Burime të policisë sqaruan gjithashtu se, “nga hetimet e kryera dhe nga këqyrja që i ishte bërë këmbës së majtë të fëmijës ishin konstatuar tre dëmtime në formë gërvishtjeje me gjatësi 0.1 mm, karakteristikë kjo e kafshimit të gjarprit”. “Përveç dëmtimeve të konstatuara më sipër, saktësojnë burimet e policisë, fëmijës nuk iu gjetën dëmtime të tjera në trup, çka do të thotë se vdekja e tij nuk ishte shkaktuar si pasojë e ndonjë veprimi kriminal”. Megjithatë, edhe pse nuk bëhet fjalë për ndonjë vepër penale, materialet do t’i referohen Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.